Shenjti i ditës: 22 nëntor – Shën Çeçilia, martire (shekulli II ose III)
Written by Radio Maria on November 21, 2016
Shenjti i ditës: 22 nëntor – Shën Çeçilia, martire (shekuli II ose III)
Çeçilia, mes virgjërave më të njohura të Romës, paraqitet si virgo clarisima dhe njëkohsisht si nuse e re e të riut Valerianit. Mundimi, pas shekullit V, pak i besueshëm nga pikpamja historike, tregon kujdes ndaj hollësive për të sqaruar kontraditën e dukshme; virgjër nuse. Natën e parë të dasmës Çeçilia i tregoi të shoqit se ia kishte kushtuar virgjërinë e vet Hyjit dhe shtoi: «Asnjë dorë profane nuk mund të më prekë, sepse një engjëll më mbron». E ftoi të ndiqte shembullin e saj, para së gjithash duke u pagëzuar. Dhëndri qejfprishur nuk protestoi. Mëngjesin më pas shkoi në miljen e tretë të Via Apia, ku papa Urbani ishte strehuar, mes monumenteve të varrimit. I mësuar e i pagëzuar, u kthye më pas tek nusja e re dhe një engjëll vuri në kokën e tyre një kurorë trëndafilash e zambakësh. Vëllai i Valerianit, Tiburci, ndoqi shembullin e tij dhe të dy iu kushtuan veprës së mëshirshme për të varrosur martirët e krishterë. U arrestuan shpejt, u procesuan dhe u dënuan me kokprerje katër milje larg Romës. Duke ecur dy vëllezërit arritën të kthenin edhe prefektin Maksimin, i cili mori sëbashku me to kurorën e martirizimit.
Çeçilia i vendosi trupat e tyre në një sarkofag, pastaj i takoi asaj të bëntë dëshminë më të lartë ndaj Krishtit. U dënua në turrën e druve dhe doli e paprekur nga tortura. U kalua atëherë në kokprerje, por shpata e xhelatit nuk arriti t’ia priste kokën. Çeçilia priti tri ditë vizitën e papës Urbanit dhe gjatë gjithë asaj kohe vazhdoi të shpallte fenë e saj në një Hyj të vetëm në tri Vehje, me gishtat e duarve, duke mos mundur të shqiptoj fjalë. Me këtë imazh e ka gdhendur Maderni në truporen e tij të famshme. Para se të vdiste arriti t’i jepte papës detyrën që t’u shpërndante të varfërve pasuritë e saj duke i kërkuar ta shndërrojë shtëpinë e saj në kishë. Deri këtu na tregon Mundimi. Historia e ka siguruar ekzistencën e martirëve Valerianit e Tiburcit, edhe pse është e vështirë të caktohet se çfarë raporti kishin me shën Çeçilian. Martirja romake u bë pajtore e muzikës së shenjtë duke iu falenderuar një fraze të thjeshtë që lexohet në Mundim, sipas së cilës nusja e re, në ditën e dasmës, «ndërsa organot binin, ajo këndonte në zemrën e vet vetëm për Zotin». Mendohet se relikët e saj, fillimisht të ruajtura në katakombet e Shën Kalistit afër Kriptës së Papëve, janë transferuar nga papa Paskuali I (817- 824) në bazilikën e Trastevere kushtuar asaj.