Shenjti i ditës: 22 mars – Shën Lea, vejushë romake (+384)

Written by on March 21, 2017

Shenjti i ditës: 22  Mars – Shën Lea  vejushë romake (+384)

 

Zonjë romake Lea, pasi mbeti e vejë në moshë të re, e refuzoi martesën e dytë me një  përfaqsues të pasur të fisnikërisë, duke preferuar të bashkohej me bashkësinë e shën Marçelës, në Aventino, e organizuar nga shën Jeronimi.

Pendestari dalmat, me karakter gjaknxehtë e luftëtar, i hidhëruar nga fjalët e këqija të atyre që thonin se interesi i tij për atë bashkësi femërore nuk kufizohej vetëm në ndihmën shpirtërore, iku nga Roma, për t’u strehuar në vetminë e Bethel, ku i erdhi lajmi i vdekjes së Leas. Përmallimi e shtyu të shkruante njërën prej letrave më prekëse, prej të cilës i marrim informacionet e vetme mbi këtë shenjtëreshë, shoqe e zonjave të virtytshme Marçelës, Paolës e Probës.


Current track

Title

Artist