Shenjti i ditës: 21 Tetor – Shën Ursula me shoqe, martire në shekullin IV
Written by Radio Maria on October 20, 2017
Shenjti i ditës: 21 Tetor – Shën Ursula me shoqe martire në shekullin IV
Historia e kësaj maritreje të shenjtë dhe e shoqeve të saj të shumta, ishte shumë e përhapur në Mesjetë. Ursula, sipas legjendës, bija e mbretit të Anglisë, i ishte premtuar si nuse një princi. Por ajo, që i ishte kushtuar fshehtësisht Hyjit, kërkoi tri vite për të reflektuar. Ndërkohë me shërbëtoret e saj (njëmbëdhjetë dhe jo njëmbëdhjetë mijë; shifër e përcjellë gabim për shkak të një gabimi në transkriptim) shkoi në kontinent në Bazile. Pastaj, në kthim, në Këln vajzat e reja ndeshën në Unët e Atilës që i vranë me shpata.