Shenjti i ditës: 21 nëntor – Kushtimi i Zojës

Written by on November 19, 2016

Shenjti i ditës: 21  Nëntor – Kushtimi i Zojës

Ngjarja e kushtimit në Tempull nuk tregohet nga Shkrimi shenjtë por nga ungjijtë apokrif, në veçanti nga Protoungjilli i shën Jakobit, të cilët Kisha nuk i konsideron të frymëzuar nga Hyji. E megjithatë kremtimi i sotëm është i vjetër. Kremtohej në shekullin VI në Jerusalem, dhe Kisha e Lindjes, që i mirëpriti dhe i ruajti gjelozisht festat tradicionale mariane, i rezervon kushimit të Marisë një kujtim të veçantë si një prej mistereve të jetës së asaj që Hyji e zgjodhi si Nënë të Parëlindurit të tij. Kisha e Perëndimit, duke e mbajtur këtë festë edhe me reformën e kalendarit liturgjik, ka dashur të bëjë një gjest «ekumenik». Në liturgjinë e Orëve lexohet: «Në këtë ditë të kushtimit të Kishës së shën Marisë së Re, të ndërtuar pranë tempullit të Jerusalemit, kremtojmë sëbashku me të krishterët e Lindjes, atë kushtim të vetvetes që Maria ia bëri Hyjit, që nga fëmijëria, e nxitur nga Shpirti Shenjt, me hirin e të cilit qe mbushur në të nxënët e saj të papërlyer.

Edhe pse kushtimi në tempull i vajzave nuk përputhet me traditën hebraike (aq më pak në moshën e vogël tre vjeçare, siç lexohet tek apokrifët, sipas të cilëve «Maria qëndroi në tempullin e Zotit si një pëllumb, duke marrë ushqimin nga duart e një engjëlli»), të krishterët e kremtojnë sot atë kushtim të veçantë të Marisë Hyjit, të bërë në fshehtësinë e shpirtit të saj, që e përgatiti për të mirëpritur  Birin e Hyjit. Kjo vajzë e vogël – thotë shën Gjermani i Kostandinopojës në homelinë mbi Kushtimin – përgatit dhomën për të mirëpritur Hyjin, «por nuk është tempulli që e shenjtëron dhe e pastron, por është prania e saj që e pastron  krejtësisht tempullin.


Current track

Title

Artist