Shenjti i ditës: 21 Maj – Shën Nikolla i Flye, mbrojtës i Zvicrës (1417 – 1487)

Written by on May 19, 2017

Shenjti i ditës: 21 Maj – Shën Nikolla i Flye, mbrojtës i Zvicrës (1417 – 1487)

 

Vëlla Klausi, siç quhet zakonisht në Zvicër, është shenjti më popullor në Konfederatën Helvetike. Është zgjedhur mbrojtës i saj dhe i është dhënë edhe titulli atë i atdheut, njësoj si Vilhelm Telit. Kjo sepse i doli në ndihmë të atdheut përballë kërcënimit austriak dhe në vitin 1481, kur vendi rrezikohej nga lufta civile. U lind në Flyeli, afër Zakselnit, në kantonin e Obvaldenit. Që i ri dëshironte të jetonte në vetminë e një eremiti, por i ra për fat një familje e madhe. U martua me Dorotea Vysin dhe pati pesë djem e pesë vajza. Ishte një familje e shëndoshë në çdo këndvështrim. Njëri prej fëmijëve u bë famullitar i Zakselnit dhe njëri nip e ndoqi gjyshin në shtegun e rrëpirë të shenjtërisë.

Nikolla, pasi i rehatoi fëmijët e shumtë me dinjitet, falë profesionit si këshilltar, gjykatës i rrethit dhe deputet, është për tu shtuar edhe karriera ushtarake profesion gjithashtu i lehtë për një njeri të shenjtë, i shprehu të shoqes dëshirën për t’u tërhequr në vetmi. Donte kështu të realizonte ëndrrën rinore. Ai kishte hyrë në kontakt me lëvizjen rregulltare alsasiane të të ashtëquajturve “miq të Hyjit”. Nuk e pati të lehtë ta bindte gruan, e cila e la të lirë të nisej për në Alsaci vetëm kur mbushi pesëdhjetë vjeç. “O Zoti im”, lutej zakonisht, “më dhuro gjithçka që më çon më afër teje”. Vërejti se nuk ishte vetmia e plotë e rrënoreve të Alsacisë që e afronte me Hyjin, por shërbimi i bërë tjetrit. U kthye në tokën e vet duke u tërhequr në afërsi të Klisterli–Alpit, në Melktal. Më pas shkoi në Ranft që ndodhej pak më larg nga vendi i lindjes. Bëri një jetë të ashpër pendestare duke mbajtur agjërim të plotë. Ai u ushqye për nëntëmbëdhjetë vjet vetëm me Eukaristinë. Kjo vërtetohet nga dëshmia e fqinjëve që e spiunuan për një kohë të gjatë nga kureshtja. Pastaj, të bindur se jetonin afër një burri me virtyte të jashtëzakonshme, i ndërtuan një shtëpi dhe një kishëz. U kanonizua nga papa Piu XII në vitin 1947.


Current track

Title

Artist