Shenjti i ditës – 21 janar – Shën Anjeza, virgjër e martire mes shekulit të III e të IV
Written by Radio Maria on January 20, 2017
Shenjti i ditës – 21 janar – Shën Anjeza, virgjër e martire mes shekulit të III e të IV
Historia e Anjezës, e cila është një ndër shenjtëreshat më të nderuara romake, ngatërrohet me legjendën, për shkak të pseudo Ambrozit Mundimi latin i të cilit tregohet i endur në të njëjtën mënyrë me atë të tri martireve të reja, Ages, Çeçilias dhe Luçias të cilat kanë hyrë në kanonin e meshës (lutja euharistike I), privilegj që u rezervohet vetëm pak shenjtërve.
Nuk dihet asgjë për jetën e Anjezës përpara martirizimit. Tradita legjendare thotë se i përkiste një shtrese popullore fisnike, dhe se i kërkoi dorën biri i prefektit të Romës. Trembëdhjetëvjeçarja, që i ishte kushtuar Krishtit, refuzoi. I riu vuajti shumë aq sa u sëmur me të vërtetë. I ati shkoi ta zgjidhte çështjen e tij tek familja e Anjezës dhe e kuptoi arsyen e atij refuzimi: virgjëra e krishterë kishte bërë kusht të qëndronte e tillë. Nëse është kështu, tha prefekti, Anjeza do mbyllet në mesin e vajzave që i bëjnë homazh hyjneshës mbrojtëse të Romës. Nëse refuzonte do të mbyllej në një vend famëkeq si një prostitutë e zakonshme.
Anjeza, duke mos e tradhtuar fenë e saj të krishterë, lejoi ta çonin në bordel afër cirkut të Domicianit. Sot në atë vend famëkeq ngrihet kisha e shën Anjezës në Agone, në drejtim të sheshit Navona. Në këtë shtëpi publike ndodhi mrekullia: asnjë burrë nuk guxonte t’i afrohej vajzës. Një i vëtëm guxoi ta bënte por ra në këmbët e saj pa jetë. Prefekti shkoi në atë vend dhe deshi t’i provonte aftësitë mrekullibërse të vajzës së re duke i thënë: «Nëse e kthen në jetë atë fatkeq, do të dalësh prej këtu e lirë». Anjeza ngriti krahët duke thirrur emrin e Jezusit dhe ai njeri u kthye në jetë. «Është një magjistare!», thirrën të pranishmit, ndërsa perfekti e preu shkurt, duke ia dorëzuar xhelatëve. Iu pre koka, siç lexohet në krijimin poetik të spanjollit Prudencit, me 21 janar dhe u varros në rrugën Nomentana, disa kilometra larg rrethit të mureve Aureliane. Mbi varrin e saj Kostandina, e bija e Kostandinit, ngriti bazilikën e famshme që mban emrin e vajzës martire. Shën Ambrozi, me anë të disa vargjeve me vlerë të rrallë e përmblodhi kështu momentin e fundit: In morte vivebat pudor/ vultumque texerat manu/ terram genuflexu petit/ lapsu verecundo cadens (Turpi jetonte edhe në vdekje; e mbuloi me dorë fytyrën, ra në tokë e gjunjëzuar dhe kishte turp edhe në të rënë).