Shenjti i ditës – 20 shtator: shenjtërit Andrea Kim e shokë, martirë në Kore (1839-1846)

Written by on September 19, 2017

Shenjti i ditës – 20 shtator: Shenjtërit Lorenc Imbert, Andrea Kim e shokë martirë në Kore nga 1839 deri 1846

 

Mes viteve 1839 – 1846, shpërtheu në Kore një persekutim i dhunshëm i antikrishterë, për të cilën dhanë dëshminë e tyre të besnikërisë ndaj Krishtit të kthyer të shumtë vendës bashkë me misionarët e tyre, pjestarë të Shoqërisë së Misioneve të Jashtme. Imberti i lindur në Aix – en – Provence, kishte punuar në një mison kinez para se të zgjidhej ipeshkëv dhe të dërgohej në Kore. Por u burgos shpejt dhe u torturua mizorisht para se të vritej bashkë me dy meshtar, shenjtërit Pjetër Maubant e Gjakomo Chastan. Në 1846 turma e martirëve u zgjerua: ishin të shumtë shekullarët korean që përballuan martirizimin me qetësinë dhe zjarrin e martirëve të parë të Kishës. Mes tyre ishte meshtari i parë korean , shën Andrea Kim, që mbyll turmën e zgjedhur të shtatëdhjetë e nëntë martirëve korean që, të lumturuar në 1925, u kanonizuan në 1984, gjatë udhëtimit të papës Gjon Pali II në Kore.


Current track

Title

Artist