Shenjti i ditës: 20 qershor – Shën Silveri, papë e martir (+ 537)

Written by on June 14, 2017

Shenjti i ditës: 20 Qershor – Shën Silveri, papë e martir (+ 537)

 

            Në shekujt e parë të historisë së Kishës mund të ndodhte që një papë, para zgjedhjes, të ishte një babë i zakonshëm familje, me pasardhësit e tij. Papa Ormisda ishte një prej tyre. Biri i tij Silveri, ishte pasardhësi i Agapitit papë, i cili vdiq me 22 prill të vitit 536. Në zgjedhjen e tij ndihmoi personalisht mbreti ostrogot Teodoti, i cili kishte marrdhënie shumë të këqija me perandorin e Kostandinopojës, Teodora gruaja e  të cilit vrante dhe kthjellonte d.m.th shpërndante gëzimin dhe vuajtjen. Ndërkohë mbreti Teodoti u vra nga Gotët dhe gjenerali Belizari pushtoi Romën pa derdhur gjak, falë ndërmjetësimit të Silverit papë.

            Nga Kostandinopoja kishte arritur Vigjili diakon me një letër të Teodorës: gjenerali duhej të ndihmonte zgjedhjen  e diakonit në fronin papnor. Pasi arriti në Romë e cila ndërkohë ishte rrethuar nga Vitigi mbreti i Gotëve, gjeti të vendosur papën e ri. Belizari nuk e ndjeu që ta hiqte dhe në këtë gjë Vigjili u mundua t’i ndihmonte duke bërë të qarkullonte një letër e rrejshme në të cilën thuhej se papa ishte i gatshëm t’i hapte dyert qytetit përpara gotëve të cilët e rrethonin. Në këtë mënyrë papa Silveri qe akuzuar për tradhti të lartë, iu morën pushtet papnore dhe qe veshur si murg i thjeshtë, u dërgua në mërgim në Patare në Liçia. Në vendin e tij papë u zgjodh Vigjili. Një faqe e shëmtuar e historisë, e cila na paraqet figurën e këtij pape të munduar, i cili do të dërgohet prej një vendi në tjetrin dhe në fund për të shmangur dëmin e Kishës dhe ndarjen e saj dha dorëheqjen, i braktisur në ishullin Palmaria, vdiq nga uria dhe vuajtjet me 2 dhjetor të vitit 537, vetëm pas një viti të pontifikatit.


Current track

Title

Artist