Shenjti i ditës: 20 Gusht – Shën Bernardi i Kiaravale, abat dhe mësues i Kishës (1090 – 1153)

Written by on August 19, 2017

Shenjti i ditës: 20 Gusht – Shën Bernardi i Kiaravale, abat dhe mësues i Kishës (1090 – 1153)

 

Forca e tërheqjes së këtij shenjti është e jashtëzakonshme: në kuvendin e Cîteaux, të themeluar pak kohë më parë dhe që ishte në vështirësi saqë kërcënohej mbijetesa e tij, hyri në moshën 22 vjeçare në shoqërinë e tridhjetë të rinjve nga familje fisnike, d.m.th të rangut të tij, sepse ishte biri i një kështjellari të pasur të Fontaine, pranë Digjone, i treti i fëmijëve të Teskelinos së mirë. Ai asistoi i tmerruar në ikjen e gjithë bijve të tij.. në kuvend, saqë edhe vetë e mbylli kështjellën dhe u mbyll me ta në kuvendin e themeluar nga Bernardi, pasi edhe bija e tij e vetme, Ombelina, kishte ndjekur shembullin duke u bërë murgeshë. Rast ndoshta i rrallë në Kishë.

Bernardi sapo kishte përfunduar noviciatin në Cîteaux kur u ngarkua të përhapte në Alpe të njëjtin ideal të kuvendit me një “themelim” të ri. Murgu i ri mbarti mbi supe një kryq druri dhe u hapi rrugën dymbëdhjetë vëllezërve drejt një caku të papërcaktuar. Ngulën tendat në një luginë të gjelbër të cilën e pagëzuan Kiaravale dhe vetëm brenda pak kohe ngritën muret e kuvendit të përcaktuar për t’u bërë i famshëm, sepse në tridhjetë e tetë vitet e drejtimit të Bernardit abat, Kiaravale u bë qendra e përhapjes së një ripërtërirjeje shpirtërore dhe shoqërore. Bernardi themeloi edhe të tjera kuvende, por veprimi i tij nuk u ndal në bashkësitë e kuvendeve. Ai bëri çmos për mbrojtjen e të drejtave të Kishës, në luftën kundër herezive, në drejtimin e barinjve të Kishës: në vitin 1145 u zgjodh papë me emrin Eugjeni III ( i lumë, përkujtohet më 8 korrik) një dishepull i tij, të cilin ai e kishte mirëpritur në Kiaravale. Në vdekjen e Bernardit abat, murgjit e Kiaravale ishin shtatëtëqint dhe numri i kuvendeve çisterçense ishte rritur në gjashtëdhjetë e tetë themelime të krijuara nga abati i shenjtë. Aleksandri II e kanonizoi në vitin 1174 dhe Piu VIII e shpalli mësues të Kishës. Librat e tij të teologjisë dhe të asketikës lexohen edhe sot. Kujtojmë Traktatin e dashurisë së Zotit dhe Këngën e këngëve, një shpallje e ëmbël e dashurisë ndaj Zojës. «Ta duash Hyjin dhe të kesh dashuri», thoshte, «të kërkosh tw jesh i dashur pwr Hyjin është t’i shërbesh dashurisë».


Current track

Title

Artist