Shenjti i ditës: 2 korrik – Shën Bernardin Realini, meshtar i Shoqërisë së Jezusit (1530 – 1616)

Written by on June 30, 2017

2  Korrik – Shenjti i ditës: 2 Korrik, Shën Bernardin Realini, meshtar i Shoqërisë së Jezusit (1530 – 1616)

  

Ky shenjt do të quhej sot njeri në karrierë. Në moshën tridhjetë e katër vjeçare Bernardin Realini, i lindur në Karpi më 1 dhjetor 1530, kishte bërë shumë rrugë në karrierën administrative: kryetar bashkie në Felicano në Monferrato, avokat tatimor në Aleksandrinë e Egjiptit, kryetar bashkie në Kasine, dhe gjykatës i shkallës së parë në Kastelleone, së fundi dëgjues dhe toger i përgjithshëm në Napoli. Në qytetin napoletan jeta e tij mori një drejtim të papritur. Gjykatës i mençur dhe i drejtë mori si shpërblim parapëlqimin e Virgjërës së Lume, e cila iu shfaq duke i dhënë Jezusin Fëmijë. Dhe nuk u bë fjalë për një ëndërr, sepse avokati  i shkëlqyer vendosi t’i jepte menjëherë lamtumirën togës për të veshur veshjen rregulltare në Shoqërinë e Jezusit. Studioi tri vite teologji, u shugurua meshtar dhe mori detyrën e drejtorit shpirtëror për studentët e rinj dhe të mësuesit të novicëve. Kush e njeh jetën e një Bashkësie e di mirë se kjo detyrë u jepet rregulltarëve me jetë rregulltare shembullore dhe të pajisur me aftësi të veçanta intelektuale për të drejtuar drejt jetës rregulltare ata të rinj që tregojnë qëndresë. At Realini qe në lartësinë e detyrës, aq sa Piu XII, që e ka kanonizuar më 22 gusht 1947, e ka propozuar si model edukatori. Në 1574 meshtari i ri u dërgua në Leçe për të ngritur një kolegj dhe qëndroi deri në vdekje, i dashur dhe i nderuar nga të gjithë qytetarët. Banorët e Leçes e zgjodhën pajtor të qytetit para se Leoni XIII ta ngrinte në nderet e lterit  në 1895 me lumturimin zyrtar. Ka edhe më shumë. Para se rregulltari i mirë të mbyllte sytë në këtë botë, një delegacion i bashkisë së Leçes shkoi tek kryet e shtratit të të sëmurit  «për të rezervuar» mbrojtjen e tij për të gjithë qytetin.

 


Current track

Title

Artist