Shenjti i ditës – 19 shtator: Shën Januari, ipeshkëv e martir (+304)

Written by on September 18, 2017

Shenjti i ditës – 19 shtator: Shën Januari,  ipeshkëv e martir (+304)

 

Informacionet mbi këtë shenjt shumë popullor janë pak dhe mund të përmblidhen në dy rreshta: Januarius (emri i muajit të parë të vitit) qe ipeshkëv i Beneventos, u kokpre në Pocuoli gjatë persekutimit të Dioklecianit dhe trupi i tij u varros në Napoli qytet që e ka zgjedhur si pajtor kryesor. Por ka një fakt i mrekullueshëm që përsëritet prej shekujsh çdo vit dhe që e mban të gjallë përshpirtërinë ndaj martirit: Iesce e facce a grazia, san Gennà!» (Dil dhe na jep hirin…): thirrja përsëritet në kapelën mbretërore të katedrales së Napolit që të gufojë gjaku i shën Januarit i mbyllur në një shishe. Gufimi mund ndodh çdo ditë afër dy datave me 19 shtator, festa e shenjtit, dhe të dielën e parë të majit, ndonjëherë edhe me 16 dhjetor, përvjetori i atij viti 1631 në të cilin shën Januari shpëtoi Napolin nga shpërthimi i Vesuvit.

Nëse shenjti «bën mrekulli» napoletanët nxjerrrin hire të mira për qytetin e tyre. Edhe kjo bën pjesë në folklorin napoletan. Nëse shenjti mbetet shurdh ndaj thirrjeve dhe gjaku nuk lëshohet napoletanët fillojnë me lutjet duke e thirrur ashpër: «Fëtyrë e verdhë!». Është shkruar se Januari nuk do të ekzistonte pa Napolin… Sipas një Mundimi pak të besueshëm, të shekullit VIII, Januari, ipeshkëv i Beneventos, për t’i ikur arrestimit gjatë persekutimit shkoi në drejtim të panjohur në Pozuoli. Diakoni Sosi shkoi ta vizitonte fshehurazi me një diakon tjetër, Festin, dhe lektorin Deziderion. Sosi u zbulua dhe u dënua. Januari, Festi e Deziderio shkuan ta vizitonin në burg dhe qe e lehtë t’i fajësonin për të njëjtin faj dhe t’i dënonin edhe ata ad bestias, d.m.th si ushqim i kafshëve të egra në cirk. Gjykatësi Dragonci, i goditur nga verbëria dhe i shëruar nga ipeshkvi i shenjtë, nga mirësia e tij, kishte ndryshuar, dënimin me kokprerje. Ndonjë pati guximin për të protestuar pas gjykimit: tre të krishterë që ndiqnin të dënuarit në vendin e ekzekutimit u përfshinë edhe ato në martirizim: janë Prokolo, Eutiku dhe Akucio, që megjithatë kalendari i ri i ka hequr nga përkujtimi.


Current track

Title

Artist