Shenjti i ditës: 19 nëntor – Shën Matilda e Hakeborn, rregulltare benediktine (1241 – 1299)

Written by on November 18, 2016

Shenjti i ditës: 19  Nëntor –  Shën Matilda e Hakeborn, rregulltare benediktine (1241 – 1299)

 

              Matilda ose Mehtilda, me prejardhje nga një familje princore, e lidhur në farefisni me shtëpinë e fuqishme të Hohenstaufen, pati që nga fëmijëria dëshirën për të ndjekur gjurmët e motrës së madhe Gertrudës, abate në kuvendin benediktin të Roderdorf, pastaj në atë të Helftas. Në moshën shtatëvjeçare iu besua së motrës që të kujdesej për edukimin e saj. Qe një periudhë e mirë mësimi, meqenëse në moshën katërmbëdhjetë vjeçare Matilda u pranua mes noviceve, disa vite më pas do të bëhet mësuese e noviceve, një detyrë që u besohej rregulltareve të virtytshme. Mes noviceve të saj Matilda pati një vajzë të re e përcaktuar të lërë gjurmë të mëdha në përshpirtëri në Gjermani, e madhja shën Gertruda. Mësuese e nxënëse u rritën sëbashku duke avancuar shpejt në rrugën e përsosmërisë, të dyja të favorizuara nga përvoja të veçanta mistike. Gertruda pati detyrën të shkruante në letër të fshehtat e mësueses, vizionet e famshme të shën Matildës që lexohen në Librin e hireve  të veçanta (Liber specialis gratiae) një manual i vërtetë i përshpirtërisë mesjetare, i përqëndruar më shumë në Krishtin e lavdishën se sa në Krishtin e  vuajtur dhe në përshpirtërinë në Zemrën e Shenjtë si paraqitje e dashurisë së pamatshme hyjnore për njerëzimin e shpëtuar.


Current track

Title

Artist