Shenjti i ditës – 18 shtator: Shën Jozefi nga Kopertino, rregulltar (1602 – 1663)

Written by on September 16, 2017

Shenjti i ditës – 18 Shtator: Shën Jozefi nga Kopertino, rregulltar (1602 – 1663)

 

Ajo që për shumë është vetëm një ëndërr, për këtë shenjtë ishte një realitet interesant: të fluturosh! Me anë të një fenomeni të çuditshëm ngritjeje në ajër fra Jozefi nga Kopertino kalonte nga dera e Kishës tek elteri duke fluturuar një metër sipër kokës së njerëzve. Madje u pa duke fluturuar si një zog në majën e një ulliri dhe duke u ulur në gjunj në një degë të hollë dhe duke qëndruar në lutje për një gjysëm ore. Gjithë kjo e entuziasmonte turmën e të përshpirtshmëve, por bezdizte bashkvëllezërit e tij, që ia bënë jetën të vështirë. Për t’ia bërë të vështirë hyrjen e tij në kuvend kishin qenë shumë. I lindur në Kopertino afër Brindizit, në moshë të re punoi si mëditës. Në moshën shtatëmbëdhjetë vjeçare shkoi të trokiste në kuvedin e fretërve minor, por pas provimit të aftësive u refuzua sepse ishte shumë injorant. Kapuçinët bënë të njëjtën gjë dhe pasi i veshën veshjen e vëllait laik ia hoqën duke e vënë tek dera me një arsye po aq të qartë: në atë kokë kishte shumë rrëmujë mendore. «Ishte si të më kishin hequr lëkurën nga trupi», tha më vonë frati.

Në shtëpi nuk e deshi më askush, as e ëma, me çfarë thuhej. Kështu i riu shkoi në Grottella tek fretërit françeskan konventual, që e mirpritën si tercier laik me detyrën për tu kujdesur për stallën, ose më mirë për mushkën, të pamungueshme në çdo kuvend françeskan. Jozefi do të vetpërcaktohet «frat gomar» edhe kur do të shfaqen në të ato dhurata të mrekullushme dije që bindën eprorët e tij t’i jepnin kushtet rregulltare dhe të fillonte studimet e teologjisë. U shugurua meshtar dhe që nga ai moment jeta e tij ndryshoi rrënjësisht. Përveç fenomeneve jashtnatyrore që ishin në të shenja dalluese e përzgjedhjes hyjnore (e gjenin shpesh në ekstazë të ngritur disa pëllëmbë nga toka) kishte dhuratën e dijes që e kishte vendosur në të Hyji, aq sa shumë teologë e pyesnin për çështje të ndryshme doktrinale. Grotela u bë shpejt qendër e shtegtimeve të mëdha të përshpirtshmëve, kështu eprorët filluan ta dërgonin pak kudo për t’i humbur gjurmët. Në Asizi qëndroi pak sepse papa Urbani VIII, para të cilit fra Jozefi kishte rënë në ekstazë, nuk e konsideroi të nevojshëm: «Në asizi një shën Françesk është më se i mjaftueshëm», komentoi. U destinua në Ozimo, ku vdiq. Frat Gomari thirret nga të rinjtë që duhet të përballojnë provat e provimeve.

 


Current track

Title

Artist