Shenjti i ditës: 18 Mars – Shën Cirili i Jerusalemit, ipeshkëv dhe mësues i Kishës (315 – 386)

Written by on March 17, 2017

Shenjti i ditës: 18  Mars – Shën Cirili i Jerusalemit, ipeshkëv dhe mësues i Kishës (315 – 386)

 

Bashkësitë e para të krishtera numërojnë shumë martirë por edhe heretik, të cilët do ta ngadalsojnë ungjillzimin e paganëve, duke krijuar mjaft përshtjellim jo vetëm mes të pagdhendurve. Mjafton të kujtojmë Augustinin  që me gjithë shkollën e një nëne si shën Monika, deri në moshën tridhjetë vjeçare e la veten të joshej nga tezat e mësimit të gabueshëm. Por nuk qe i vetmi. Vetë Cirili i Jerusalemit,  që e ndan me shën Agustinin titullin e mësuesit të Kishës (që iu dha në vitin 1882 nga Leoni XIII), shfaqi  fillimisht simpati për herezinë ariane, por më pas ndërroi mendim dhe u bashkua me bindjen e ortodoksisë së Nikesë.

Pasiguritë e para u shpenguan nga mësimi i qartë që Cirili, patrik i Jerusalemit nga viti 350 deri sa vdiq, e përhapi në Katekezat e tij, njëzet e katër predikime të cilat ai i shkroi në fillim të ipeshkvisë së të tij për të përgatitur katekumenët për sakramentin e Pagëzimit, të Krezmimit dhe Euharistisë. Pesë Katekezat e fundit, të quajtuara «mistagogjike» u drejtohen «neofitëve» dhe ilustrojnë sakramentet e Pagëzimit, të Krezmimit dhe të Euharistisë.  Njëzet e katër katekezat kanë mbërritur deri tek ne nga traskriptimi që bëri një stenograf dhe ruajnë qartësinë e plotë e të thjeshtë të teologut të madh. Në një periudhë mosmarrveshjesh teologjike trinitare, të lidhura me një shenjë pikësimi, (homoi – ousios = me natyrë të njëjtë, homo – ousios = i të njëjtës natyrë; Jezusi i të njëjtës natyrë me Atin ), Cirili diti të mbante një ekuilibër që ishte i pranueshëm për të dy anët, duke merituar të zgjidhej ipeshkëv i Qytetit të shenjtë.

Por pas një periudhe të qetë aktiviteti baritor, hyri në polemika me metropolitin e Cezaresë. I akuzuar për gabim doktrinal, u shkarkua dhe u dërgua në Tars, derisa në vitin 359 Koncili i Seleukias e njohu ortodoksinë dhe e riintegroi në selinë e tij ipeshkvore. Nga e cila u hoq një herë të dytë e të tretë nga perandori Valenti, por më pas perandori Teodosi vendosi drejtësi të plotë. Pasi u kthye përfundimisht në Jerusalem, mundi t’i kushtohej  përtëritjes shpirtërore të dioqezës së tij.


Current track

Title

Artist