Shenjti i ditës – 18 janar – Shën Priska, martire romake në shekullin I
Written by Radio Maria on January 16, 2017
Shenjti i ditës – 18 janar – Shën Priska, martire romake në shekullin I
Të dhënat mbi këtë shenjtëreshë, në të cilat sipas legjendës thuhet se u pagëzua në moshën trembëdhjetë vjeçare nga duart e vetë shën Pjetrit, nuk janë historikisht të besueshme, prandaj me reformën e re të kalendarit kulti i saj është kufizuar në bazilikën që mban emrin e saj në Aventino, një Kishë e dashur për ata që dëshirojnë të qëndrojnë në pjesët anësore të Kishës, të cilat përshpirtëria shekullore i bën akoma më magjepëse.
Megjithëse Veprat e shën Priskëse caktojnë martirizmin e saj në shekullin e III, nën perandorin Klaudin II, shumë preferojnë t’i besojnë më shumë traditës, megjithëse legjendare, e cila e paraqet shën Priskën si gruan e parë që ka dëshmuar me martirizim fenë e vet në Krishtin. Martires së parë romake i është prerë koka rreth gjysmës së shekullit të I gjatë persekutimit të nxitur nga Klaudi kundër të krishterëve dhe trupi i saj është varrosur në katakombet e Priskilës. Bazilika e shën Priskës, e nderuar me titullin kishë e një kardinali, u aprovua në sinodin romak të vitit 499, kemi fakte se përshpirtëria është e pranishme që nga fillimet e kohëve të krishtërimit dhe se kishte në vetvete këtë parësi të përvujtë nga i pari i apostujve.