Shenjti i ditës – 18 dhjetor – Shën Graciani, ipeshkëv (+337)

Written by on December 17, 2016

Shenjti i ditës – 18 dhjetor – Shën Graciani, ipeshkëv (+337)

Shën Graciani (saint Gatien, ose Gaciani) është themeluesi i dioqezës së Tursit. Ishte ftuar për të ungjillëzuar Galinë së bashku me Shën Remigjion dhe misionarë të tjerë, të cilët shkuan nga Roma me ftesën e Papës. Gregori i Tursit flet për këtë në veprën e tij Historia Francorum. Graciani e caktoi selinë ipeshkvnore në Turs, që e udhëhoqi me zell baritor dhe përkushtim atëror për pesëdhjetë vjet. Pas vdekjes së tij për tridhjetë e tre vjet rresht nuk u gjet se kush do ta zevëndësonte, derisa në vitin 372 u zgjodh një shenjt i paracaktuar të ketë një popullaritet të madh e të paperëndueshëm, shën Martini.

Kronologjia e vë Shën Martinin si ipeshkvin e tretë të Tursit dhe historianët janë të prirur të thonë se Historia Francorum përmban më shumë se një pasaktësi dhe se duhet vendosur veprimtaria baritore e shën Gracianit përgjatë shekullit III dhe IV. Katedralja e Tursit, kushtuar më parë Shën Mauricios, i kushtohet aktualisht Shën Gracianit. Ky është një nderim i merituar ndaj misionarit të parë që ka predikuar Ungjillin në Turs dhe në rrethina.


Current track

Title

Artist