Shenjti i ditës: 17 Prill – Shën Robert di La – Chaise – Dieu, abat benediktin (+1067)

Written by on April 15, 2017

Shenjti i ditës: 17 Prill – Shën Robert di La – Chaise – Dieu, abat benediktin (+1067)

 

            Shekulli i VII ishte për monakizmin perëndimor epoka e artë, u pasurua nga një rënie e shpejtë që erdhi si pasojë më shumë e shkaqeve politike, se sa e atyre fetare. Lëvizja e reformës së Cluny shënon një rifillim po aq të shpejtë  në shekullin X, falë edhe privilegjit të përjashtimit që abati Odoni i Cluny e arriti në vitin 931, për të mbrojtur murgjit nga ndërhyrjet e jashtme. Ata duhej t’i përgjigjeshin vetëm papës. Sipas shembullit të Cluny u ngritën edhe qendra të tjera për reformat e kuvendit në Itali  (në Kava), në Gjermani (në Hirsau) dhe në Francë, me shën Robertin e Solesmes që bashkë me shën Shtjefnin e Citeaux themeluan një prej urdhërave më të rëndësishëm monastik, çisterçensët – dhe me shën Robertin e Turlandës, i njohur më shumë me emrin e institutit të tij, La – Chaise – Dieu, shtëpia e Hyjit. Ky shenjt abat kishte lindur në Alvernia, u bë meshtar dhe kanonik i rregullt, duke përqafuar një formë jete rregulltare të frymëzuar nga ajo e murgjve, e nxitur nga disa ipeshkvij që grumbullonin afër katedrales atë pjesë të klerit të gatshme për të bërë jetë të përbashkët, sipas «kanonëve» (prej të cilit merr emrin kanonik) d.m.th rregullat e vendosura nga sinodi lateranens i vitit 1039: përveç dëgjesës dhe pastërtisë kanonikët bënin jetë të përbashkët dhe i mohonin tërësisht pronat. Ata pak që pranuan këtë rregull u quajtën  kanonik të rregullt augustinian.

            Roberti ishte mes të parëve dhe u dallua për dashurinë e tij ndaj të varfërve. Por ai ndihej i tërhequr nga një formë jete rregulltare më e ashpër. U mirëprit mes murgjve të Cluny, nën udhëheqjen e shën Olidonit, dhe pas disa vitesh bëri shtegtimin e tij në Romë. Pasi u kthye vendosi të bënte jetë vetmitare në Alvernia, afër Brioude, për të kaluar pjesën tjetër të jetës në vetmi. Por tek ai mbërritën një numër gjithnjë e më i madh dishepujsh derisa numri arriti në treqind. Për to shenjti vetmitar ndërtoi bërthamën e parë të shtëpive, nga ky grupim lindi edhe abacia benediktine e La Chaise – Dieu, shtëpia nënë e bashkësisë së re të kuvendit, në të cilin Roberti qe abati i parë. 


Current track

Title

Artist