Shenjti i ditës – 16 shkurt – Shën Onezimi, martir në shekullin I

Written by on February 15, 2017

Shenjti i ditës – 16 shkurt – Shën Onezimi, martir në shekullin I

 

            Nga një pikë nisjeje pak e pazakonshme, skllavi Onezimi, i arratisur nga padroni i tij Filemoni dhe i kthyer nga Shën Pali, i ka dhënë një ngjitje shenjtërisë, duke i ofruar Apostullit rastin për të shkruar letrën e tij njerëzisht me prekësen e të gjallën. Një skllav i Filemonit, zotëri i pasur grek që ishte kthyer në fenë e krishterë nga Pali apostull, ikën nga pronari dhe, duke përballuar një udhëtim të rrezikshëm, mbërrin në kryeqytetin e perandorisë, ku Pali është në pritje të gjykimit, ose siç mund të thuhet në «arrest shtëpie», dhe mund ta predikojë Ungjillin. Onezimi qëllon rastësisht mes dëgjuesve dhe e fiton menjëherë fenë.

            Apostulli, «i vjetër dhe i burgosur», mund të kishte nevojë për ndihmën e Onezimit, por preferon t’ia ridërgojë Filemonit. Nuk bëhet fjalë për një kthim. «Po të lutem», shkruan Apostulli në letrën e shkurtër drejtuar Filemonit, «për birin tim të cilin e linda në pranga … Po ta dërgoj atë, loçkën e zemrës time … Pranoje përsëri në shtëpi, jo më si skllav, por si vëlla. Të ka gjë borxh? Unë do të paguaj, edhe ti ma ke një borxh, – pikërisht vetveten». Fjalë të thjeshta që hapin një çarje në padrejtësinë e gjatë të skllavërisë. Një revolucion në mësimin e dashurisë, në sigurinë se Krishti ka vdekur dhe është ringjallur për të gjithë njerëzit, hebrenj e paganë, të lirë e skllevër, dhe i ka bërë të gjithë vëllezër. Gjithë atë që dimë për Onezimin e marrim nga letra e Shën Palit drejtuar Filemonit. Vazhdimin e nxjerrim nga Martirologu romak, përpara reformës së vitit 1970, që e ngatërron martirin e sotëm me ipeshkvin e Efesit, që ishte në krye të asaj Kishe pas Shën Timoteut.


Current track

Title

Artist