Shenjti i ditës: 16 Prill – Shën Bernardeta Soubirous, rregulltare (1844 – 1879)

Written by on April 15, 2017

Shenjti i ditës: 16 Prill – Shën  Bernardeta Soubirous, rregulltare (1844 – 1879)

 

«Maria është kaq e bukur saqë kur e sheh do të doje të vdisje për ta parë sërish», kjo ishte përgjigjia që vegjentia e Lurd u jepte atyre që e ngushëllonin gjatë sëmundjes së gjatë që për nëntë vite i shkaktoi vuajtje të patregueshme. Virgjëra e kishte përgatitur për këtë provë, duke i thënë: «Nuk të premtoj të të bëj të lumtur në këtë botë por në tjetrën». Privilegji se ishte zgjedhur nga Virgjëra, në moshën katërmbëdhjetë vjeçare, për të vërtetuar të vërtetën dogmatike të Zojës së Papërlyer që u sanksionua nga Piu IX në vitin 1854, i dha asaj pak lavdi njerëzore. Pasi përfundoi cikli i vizioneve në shpellën e Mazabiel, që kishin filluar me 11 shkurt të vitit 1858, Bernardeta qëndroi gjatë gjithë jetës në hije. U mirëprit në institutin e Motrave të Dashurisë në Never, ku kaloi gjashtë vite, gjithnjë në shtëpinë e Lurd, për t’u pranuar më pas në noviciatin e Never. Dhe ndërsa  afër burimit të mrekullueshëm ndodhnin mrekullitë e para dhe nga çdo anë shkonin turma njerëzish të përshpirtshëm, ajo kërkonte vetëm që të qëndronte e fshehur dhe e harruar nga të gjithë. Kur mori kushtet rregulltare mori emrin motër Maria Bernarda. Në katërmbëdhjetë vitet e jetës në kuvend duroi në heshtje vuajtjet fizike e morale, si indiferencën e simotrave të saj, sipas planit hyjnor që i privon shpirtërat e zgjedhur nga kuptimi e shpesh edhe nga respekti i shpirtërave mediokër. Në bashkësi zhvilloi detyrën e infermieres dhe atë të sakrestanes, pastaj rëndimi i sëmundjes e detyroi të qëndronte në shtrat për nëntë vite deri sa u afrua vdekja e saj e shenjtë. U kanonizua me 8 dhjetor të vitit 1933. 


Current track

Title

Artist