Shenjti i ditës – 16 janar – Shën Marçeli, papë (+309)

Written by on January 14, 2017

Shenjti i ditës: 16 janar – Shën Marçeli, papë (+309)

 

 Ka qenë papë vetëm për një vit, por kaq mjaftoi që jeta e tij të pasuruohej me tregime legjendare dhe me një afresk madhështor të Girlandit në kapelën Sikstinë. Përveç kësaj Liber pontificalis  na bën të ditur se ky papë romak e ndau qytetin në njëzet e dy pjesë për shkak të numrit të madh të të kthyerve, për shkak të pagëzimeve të shumta dhe pendesës, dy sakramente që zakonisht jepeshin nga ipeshkvi. Vazhdimi, et propter sepulturam martyrum, për varrimin e maritrëve, i referohet riteve të salikimit, të cilat rregullisht bëheshin jashtë mureve dhe për këtë rit të dhimbshëm kujdeseshin meshtarët e famullive, d.m.th «titullarët» e kishave.

            Aktiviteti i madh nuk mund të mos binte në sy, dhe perandori Masenci, akoma i pashfronëzuar nga Kostandini, e dërgoi në mërgim Marçelin papë. Nuk pati hirin e martirizimit, por pësoi përvujtërim të madh, siç thotë legjenda, pastronte stallat në stacionin e postës përgjatë rrugës së sotme via Korso, ku  ngrihet kisha që iu kushtua atij, e rindërtuar në vitin 1519 pas zjarrit që shkatërroi ndërtesën e ndërtuar në shekullin e IV mbi catabulum, stalla e kuajve.

            Tek tradita frymëzohet gjithashtu edhe Jakobi nga Vareze në Legjendën e tij Aurea Sanctorum: «Marçeli, duke qenë në Romë Papë dhe Maksimiliani perandor i njohur për mizorinë e tij kundër të krishterëve, e arrestoi ndërsa po kremtonte Meshë në shtëpinë e një aristokrateje romake, ndërsa shtëpinë e saj i zemëruar e ktheu në një stallë kuajsh duke dënuar Marçelin papë që të ruante dhe t’u shërbente kafshëve, në këtë shërbim ky papë i madh pas shumë vitesh pushoi në paqe».


Current track

Title

Artist