Shenjti i ditës: 15 Tetor – Shën Tereza e Jezusit, karmelitane, mësuese e Kishës (1515 – 1582)
Written by Radio Maria on October 14, 2017
Shenjti i ditës: 15 Tetor – Shën Tereza e Jezusit, karmelitane, mësuese e Kishës (1515 – 1582)
Tereza de Cepeda y Ahumada, e lindur në Avila në Vecchia Castiglia nga një familje fisnike, filloi të vinte shpejt në dukje natyrën e saj të gjallë, duke ikur nga shtëpia në moshën shtatë vjeçare për të kërkuar martirizimin mes zezakëve të Afrikës, për dashuri të Krishtit. Por në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare filloi të bëhej e bukur për dashuri të një të vdekshmi të zakonshëm. Dhe i ati për shkak të një xhelozie të kuptueshme, e largoi duke ia besuar një kuvendi murgeshash. Në moshën njëzet vjeçare, duke ç’rregualluar planet atërore, vendosi të bëhej murgeshë. Pak vite me jetë të rregullt e më pas edhe ajo iu dorëzua një farë zakoni. Luftrat e brendshme nuk e lanë të qetë dhe ajo ndjeu gjithnjë e më këmbëngulëse dëshirën që të kthehej në rreptësinë e vjetër karmelitane, pasi u bë shenjë përvojash të mrekullueshme mistike, të përkthyera më pas, për dëgjesë, në traktate të vërteta lutjesh mendore, që numërohen mes klasikëve të letërsisë spanjolle.
Në moshën dyzet vjeçare kthimi i parë i madh në jetën e kësaj shenjëreshe të paparashikueshme me ide mëdha. Pas trishtimeve të brendshme të dyshimeve dhe të asaj që tek mistikja quhet «nata e ndjenjave», do të thotë errësira e brendshme, prova më e vështirë për t’u kaluar nga një shpirt, ndodh takimi kthjellues me dy shenjtër, Françesk Borgia dhe Pjetër d’Alcàntara, që e bëjnë të niset, në rrugën e mbështetjes së plotë në Hyjin. Në vitin 1562 formon në Avila kuvendin e reformuar nën mbrojtjen e shën Jozefit. Pastaj, pesë vite më pas, një takim tjetër vendimtar: Gjoni i Kryqit, princi i teologjisë mistike. Këta të dy ishin të lindur për t’u kuptuar. Fillon kështu ai bashkim i veçantë mes vrulleve të zjarrta mistike dhe detyrave praktike të jetës së përditshme që e bëjnë atë shenjtëreshën e gjykimeve të shëndosha, një kontemplative të zhytur në realitet. Zotëron çelësin për të hyrë në Kështjellën e brendshme të shpirtit, «dera hyrëse e të cilës është lutja», por njëkohsisht di të manovronet shkëlqyeshëm përsa i përket ekonomisë. «Tereza», thotë ajo me mprehtësi, «pa hirin e Hyjit është një grua e mjerë; me hirin e Hyjit një forcë; me hirin e Hyjit është shumë para një fuqi». Shëtit gjërë e gjatë Spanjën (e quanin murgesha endacake») për të ngritur kuvende të reja të reformuara dhe tregohet një organizatore e aftë. Shkroi historinë e jetës së vet, një libër rrëfimesh jashtzakonisht të sinqerta: «Unë do të doja që siç më kanë urdhëruar për të shkruar mënyrën time të lutjes dhe hiret që më ka bërë Zoti, të më lejonin t’i tregoja me hollësi e qartësi mëkatet e mia të mëdha». Vdiq duke shqiptuar fjalët: «Jam bijë e Kishës». Pali VI në vitin 1970 e shpalli mësuese të Kishës.