Shenjti i ditës: 15 Qershor – Shën Gjermana, virgjër (1579 – 1601)
Written by Radio Maria on June 14, 2017
: 15 Qershor – Shën Gjermana, virgjër (1579 – 1601)
«Një lule fushe në altarin e holokaustit të përditshëm ofruar Hyjit»: kështu është përcaktuar kjo shenjtëreshë e re, e lindur në Pibrac afër Tolosës, që vdiq nga vuajtjet kur ishte vetëm njëzet e dy vjeçe. Gjermana nuk i njohu kurrë gëzimet e vatrës shtëpiake. I ati, një fshatar i ashpër me ndjeshmëri të pakët, i painteresuar për të bijën, që vuante nga skrofulla që në moshë të vogël: u rimartua dhe i lejoi të shoqes ta trajtonte Gjermanën më keq se një të huaj. Gruaja në fakt u lirua prej saj duke e mbajtur vazhdimisht larg shtëpie: e detyroi që fëmijë të dilte me grigjën, edhe në kohë të keqe, në kullotat e vetmuara të malit. E braktisur ne vetvete, Gjermana gjeti ngushëllim në lutje dhe në ushtrimin e dashurisë ndaj atij që ishte më i varfër dhe i vuajtur se ajo. Vdiq në vetmi, e shtrirë mbi një dyshek kashte në një nënshkallë. U kanonizua në 1867.