Shenjti i ditës: 15 Prill – Shën Bazilisa e Anastasia, martire në shek I

Written by on April 14, 2017

: 15 Prill – Shën  Bazilisa e Anastasia, martire në shek I

 

Dy martiret romake, sipas traditës ishin nxënëse të apostujve Pjetrit e Palit dhe bashkë me zonjën tjetër fisnike Luçinën kanë pasur rolin që patën në atë kohë «gratë e përshpirtshme» që e ndoqën Jezusin gjatë rrugës së mundimshme, deri në kalvar, për ta varrosur trupin e Shpëtimtarit.

            Bazilisa, Anastasia e Luçina (kjo e fundit përkujtohet me 30 qershor) e kanë ngushëlluar me praninë e tyre në çastet e fundit princin e apostujve dhe apostullin njerëzve, e më pas duke i varrosur trupat e tyre të  zbehtë e të munduar. Por jo vetëm për këtë radhiten në librin e shenjtërve. Atë gjest mëshire persekutuesit ua shpaguan po atë vit, në vitin 68, ato e paguan me martirizim dëshminë e hapur të fesë.

            Bashkë me gra të tjera e varrosën apostullin Pjetër pak më larg nga cirku i Neronit, në këmbët e Gjianikolos, ku sot  ngrihet bazilika që mban emrin e tij. Shën Pali u varros në pronën e Luçinës, afër Tever, gjatë rrugës Ostiens. Më vonë trupat e dy apostujve u çuan në varrezat e Apias, në katakombet e shën Sebastianit.

            Në vendin e parë të varrimit, ku përpara ishte ngritur një «përmendore», perandori Kostandini ngriti bazilikën e shën Pjetrit dhe perandorët Valentiniani II, Arkadi dhe Onoriu atë të shën Palit për të vendosur relikët e çmuar.


Current track

Title

Artist