Shenjti i ditës: 15 Mars – Shën Luiza de Marilak, rregulltare (1591 – 1660)

Written by on March 13, 2017

Shenjti i ditës: 15 Mars – Shën Luiza de Marilak, rregulltare (1591 – 1660)

            Bijave të Dashurisë, të lindura në vitin 1633, shën Vinçenc de’Paoli u kishte sugjeruar një Rregull, me një jete rregulltare revolucionare për atë kohë: «Kuvendi juaj do të jetë shtëpia e të sëmurëve; do të keni si çelë një dhomë me qera, për kapelë kishën e famullisë, si oborr kuvendi rrugët e qytetit, për klauzurë dëgjesën, si hekura frikën e Hyjit … ». Detyrën për ta praktikuar këtë program ia kishte besuar një vejushe që nuk ishte më e re, me shëndet të dobët, por me një zemër të madhe e bujare. Luiza de Marilak, vajza natyrale e një fisniku francez të cilit i ishte dukur e arsyeshme ta besonte në kuvendin parizian të domenikaneve, pastaj një qëndistarje, duke pritur që t’ia jepte për nuse një burri që i pëlqente atij, një far Anton Le Gras shqyrtar i Maria de’ Mediçi. Edhe pse nuk i pëlqente Luizës e cila  kishte ndër mend të bëhej murgeshë. Megjithatë u martua dhe solli në jetë një djalë, Mikelin, por dëshira e fashitur për të hyrë në kuvend ia turbullonte vetë jetën martesore duke i krijuar konflikte të brendshme, të cilave iu shtuan vështërsitë ekonomike, sëmundja e të shoqit dhe vejëria. Për këtë ajo ia vinte fajin vetes dhe mendonte se fatkeqësi të tilla ishin një ndëshkim ngaqë nuk e kishte ndjekur thirrjen e vet.

            Takimi i shumëpritur me Françeskun e Salesit, pastaj me Vinçenc de’ Paolin i dha një kthesë përfundimtare jetës së saj. Djali Mikeli kishte hyrë në seminar dhe ajo ishte e lirë për të mirëpritur në shtëpi grupin e parë të vajzave që Vinçenc de’ Paoli ia besoi kur themeloi Institutin e Bijave të Dashurisë. Luiza i mësoi ato në mënyrë të përshtatshme (ishin vajza fshati, të paarsimuara) për t’u kujdesur për të sëmurët, fëmjët e të burgosurit. Shkroi për to, sipas udhëzimeve të themeluesit të shenjtë, Rregullat e para; kreu sëbashku me to periudhën e rregullt të noviciatit dhe bashkë me katër shoqe mundi të merrte kushtet rregulltare. Luiza megjithë shëndetin e dobët, vazhdoi deri në fund të jetës së saj të kujdesej për ata që kishin më shumë nevojë, ishte aktive dhe e matur. U shpall shenjtëreshë në vitin 1934 dhe në vitin 1960 Gjoni XXIII  e shpalli pajtore të punonjësve social.


Current track

Title

Artist