Shenjti i ditës: 15 Maj – Shën Silvani, vetmitar në shekullin IV

Written by on May 14, 2017

Shenjti i ditës: 15 Maj – Shën Silvani, vetmitar në shekullin IV

  

Historia e shenjtit të sotëm lidhet me atë të Shën Pakomit, dy jetë paralele që nga fillimet e jetës civile. Pakomi ishte futur me forcë në ushtrinë perandorake, duke përfunduar menjëherë në burg për mos-disiplinim. U përtëri fshehurazi nga disa të krishterë dhe ai gjest vetëmohimi e shtyu të njihte fenë e tyre. Pjesa tjetër dihet.

Bashkëmoshatari Silvan i kishte ikur thirrjes së detyruar në ushtri duke shkelur skenat e teatrove popullore për t’i dhënë më shumë gëzim mbrëmjeve të ushtarëve. Takimi me të krishterët qe gjithashtu i rastësishëm, por përcaktoi një kthesë të rëndësishme në jetën e tij. Braktisi teatrin dhe mbërriti në Tabenisi. Si shumë të rinj të tjerë, edhe Silvani ishte shtyrë nga fama e shenjtërisë së abatit Pakom. Ai ishte një baba që nuk i kursente ndëshkimet e ashpra mbi bijtë e vet.

Pasi i kaloi njëzet vjet në zjarrin e jetës në bashkësi, Silvani ra në një krizë të thellë dhe filloi t’i shkelte rregullat e rrepta të vendosura nga abati. Ky duke e parë se masat e marra nuk po jepnin asnjë rezultat, atëherë u detyrua t’i japë si ndëshkim shkishërimin. Masa drastike disiplinore e vendosur u tregua e dobishme. Silvani e uli kryet duke pjekur në shpirtin e vet një kthim të dytë. Ai nuk u acarua nga ky mënjanim. Dhe këtë herë ai shikonte drejt përsosmërisë, duke marrë si shpërblim kurorën e shenjtërisë që e bashkon në lavdi me abatin e ashpër.


Current track

Title

Artist