Shenjti i ditës: 14 tetor – Shën Kalisti, papë (+222)

Written by on October 13, 2017

Shenjti i ditës: 14 Tetor – Shën Kalisti, papë (+222)

 

Romak trasteverin (është i varrosur në Shën Maria në Trastevere dhe jo në katakombet që mbajnë emrin e tij), bir skllevërish, Kalisti nuk pati një jetë të lehtë. I krishteri Karpoforo, i familjes së perandorit Komodo, i kishte besuar administrimin e të mirave të bashkësisë së krishterë. Nuk qe një administrator i shkathët dhe pasi u zbulua mungesa e madhe, Kalisti iku. U zu në Ostia, ku ishte bërë gati për t’u nisur, u dënua të rrotullonte gurin e mullirit. Karpoforo u tregua bujar, duke e dënuar për borgjin, por drejtësia bëri punën e vet. U dënua me fshikullim, dhe u internua në minierat e Sardenjës. Pasi u lirua, papa Viktori u mor personalisht me të, shenjë se Kalisti gëzonte një farë fame, për vjedhje të pjesshme. Për ta larguar nga tundimi i caktoi një rrogë mujore. Pasardhësi Zefirini qe po aq bujar: e shuguroi diakon dhe i besoi kujdestarinë e varrezës së krishterë në Appia Antica, katakombet e famshme të njohura në të gjithë botën me emrin e tij. Në një sipërfaqe 400 me 300 metër, në katër plane të mbivendosura dhe 20 km korridor, janë të ruajtur trupat e shumë të krishterëve, nga shën Çeçilia deri tek shën Fabiani.

Kur në vitin 217 diakoni Kalisti u zgjodh papë, shpërtheu rebelimi i parë i hapur i një grupi të krishterësh «të rreptë» jo vetëm për shkak të papriturave të njohura të mëparshme të Kalistit, por mbi të gjitha për sjelljen e tij pajtuese ndaj mëkatarëve të penduar, ose më mirë ndaj atyre të krishterëve, pak të gatshëm për martirizim, të cilët ishin pajisur me libellium, dhënien e besnikërisë ndaj hyjnive të Romës, pastaj, pas kalimit të stuhisë, kërkonin të hynin në grigjë. Mes të rreptëve, kundërshtar të papës së ri, dalloheshin Tertulliani, Novaciani dhe i përgjakshmi Hipoliti i cili me Philosophumenat e tij e sulmoi dhunshëm Kalistin, pataj arriti të shugurohej ipeshkëv dhe një grup meshtarësh romak kundërshtues e zgjodhën papë. Qe antipapa i parë i historisë dhe është rasti i vetëm, që është edhe shenjt, falë pendesës së tij dhe martirizimit që pësoi në vitin 235 në Sardenjë. Edhe Kalisti duket se është martirizuar, jo nga dora e perandorit romak, por gjatë një kryengritje në Todi. Të krishterët, duke mos arritur të shkonin në katakombet e Appia Antica, e varrosën në Aurelia dhe prej këtu Gregori III e zhvendosi në bazilikën e Shën Maria në Trastevere.


Current track

Title

Artist

Send this to a friend