Shenjti i ditës – 14 shtator: Lartësimi i Kryqit të shenjtë

Written by on September 13, 2017

Shenjti i ditës – 14 shtator: Lartësimi i Kryqit të shenjtë

 

Festa e «lartësimit të Kryqit» është e një date të vjetër: i ka fillimet në vitin 335, vit në të cilin u inuguruan ose më mirë u kushtuan dy bazilikat kostandiniane të Jerusalemit në Golgotë Ad Crucem e Anàstasis ose Ringjallja. Megjithatë kremtimi i sotëm nuk ka si synim të kujtojë vetëm gjetjen e Kryqit nga nëna e përshpirtshme e Kostandinit, Elena, dhe kushtimin e dy bazilikave. Sot si atëherë çdo shpirt duhet të forcojë shpirtin e tij me pamjen shpëtimtare të Kryqit dhe të fitores së tij përfundimtare me Ringjalljen, pasi lartësimi i Krishtit të Kryqëzuar kalon përmes flisë së Golgotës dhe antiteza vuajtje – lavdi bëhet themelore në historinë e shpëtimit dhe në çdo të shpëtuar nga Kryqi. Kryqi bëhet simboli dhe përmbledhja e fesë së krishterë.

«Do të jetë mirë», shkruan J.G Brousolle në Enciklopedinë kristologjike, «për të reaguar kundër një pesimizmi të rrezikshëm, ta forcojmë fenë tonë në kontakt me një Kryq, çiltërisht fitimtar të cilit i kërkojmë diçka më shumë se të rrisë aftësinë tonë të vuajtjes, mundësitë tona të nënshtrimit. Ai do ta forcojë dobësinë tonë, do t’i japë forcë kurajos sonë. Kryqi nuk do të ishte një ilaç i efektshëm kundër zhgënjimit, nëse nuk do të na predikonte shpresën e sigurtë të lavdisë që besimtari, sado i mjerë, ndjen dhe pret duke kontempluar ëmbëlsisht pamjen e tij. Në këtë mënyrë ai do të na prijë, por të ecim në rrugët krejtësisht mbinatyrore, drejt asaj dashurie që është dashuri hyjnore», sepse Mbretëria e Krishtit nuk është një mbretëri ose një garnizon mohimesh e vuajtjesh, por një mbretëri lavdie; pas pamjes së kryqit vjen agimi i ringjalljes edhe për çdo besimtar. Pasi, thotë shën Pali, nëse Krishti nuk do të ishte ringjallur feja jonë dhe shpresa jonë do të ishin të kota. «Jo vetëm nuk duhet të skuqemi me vdekjen e Zotit», thotë shën Augustini, «por duhet të mbështetemi shumë në të dhe të jetë për ne arsye e një lavdie të madhe: duke pranuar vdekjen nga ne, që ai e gjeti në ne, përvetësoi në mënyrën më besnike jetën që do të na kishte dhënë, të cilën ne nuk mund ta kemi prej vetes. Në fakt, ai që na deshi shumë, atë që ne e meritojmë me mëkat, ai pa mëkat, e pësoi për ne mëkatarët… Krishti është kryqëzuar për ne: mos u frikësoni, por qëndroni në gëzim, duke e shpallur jo me turp por me gëzim.


Current track

Title

Artist