Shenjti i ditës: 14 korrik – Shën Kamilo De Lelis, meshtar themelues (1550 – 1614)

Written by on July 13, 2018

Shenjti i ditës: 14 Korrik – Shën Kamilo De Lelis, meshtar themelues (1550 – 1614)

 

            Një lindje e pritur dhe e pazakonshme ajo e Kamilo De Lelis, në Bukiano të Kieti: në një stallë siç deshi e ëma (një grua në moshë të shkuar: që i kishte kaluar pesëdhjetë vjeçe!). Një baba gjithnjë vërdallë duke luftuar si mercenar në Spanjë. Kamilo i lënë vetëm, në moshën trembëdhjetë vjeçare, pas vdekjes së nënës, shkoi tek i ati në Peskara dhe prej aty të dy u nisën me rradhë nga Venecia për të shkuar ushtarë në ushtrinë e Serenisimës. Në gjysmën e rrugës vdiq edhe i ati dhe Kamilo i prekur nga një plagë e keqe në këmbë, shkoi në Romë që të kurohej në Shën Gjakomo, pastaj shkoi si mercenar në Spanjë, humbi gjithçka kishte në lojë dhe u detyrua të punonte si punëtor krahu tek kapuçinët e Manfredonisë, të cilët një ditë e çuan të kryente një porosi në kuvendin e shën Gjovani Rotondos.

            Takimi me at Angjelon qe vendimtar: «Pështyji në fëtyrë djallit», i tha frati i mirë. Dhe Kamilo ia vuri veshin fjalës: ishte 2 shkurti 1573, data e kthimit të tij. Pasi u kthye në Manfredoni kërkoi dhe mori veshjen e kapuçinëve. Shokët e thërrisnin «frat i përvujtë» kaq kishte ndryshuar. Plaga në këmbë iu hap sërish dhe ishte rreziku të përhapej infeksioni, kështu ati guardian e urdhëroi, pa ngurrim të kurohej diku tjetër. U kthye në Romë në Shën Gjakomo dhe qëndroi katër vite, të cilat i kaloi më shumë duke u shërbyer të tjerëve sesa vetes. Kishte si at shpirtëror shën Filip Nerin. U përpoq sërish të bëhej kapuçin, meqënëse nuk ia arriti për shkak të plagës. Ishte shenja provanore që i tregonte drejtimin që duhej të merrte. Qëndroi në shën Gjakomo, ku mundi të shihte paefektshmërinë. E kuptoi se për të ndryshuar gjërat ishte e nevojshme të bashkonte «një shoqëri njerëzish të mirë që t’u kushtoheshin bashkë me të të sëmurëve vetëm për dashuri të Hyjit». Vështërsitë e para u kaluan me vrull. «Nga se frikësohesh», i vinte zëri nga kryqi: «vepra që ke filluar është e imja, nuk është e jotja». Në moshën tridhjetë e dy vjeçare u kthye në bankat e shkollës dhe u shugurua meshtar. «Shoqëria e Ministrave të të Sëmurëve», që po lindte, e mbledhur afër Kishës së Zojës së Mrekullive, gjeti banesë të qëndrueshme tek Magdalena, pak hapa nga Panteoni. Atë Kamilo pasi e mori aprovimin papnor dhe pasi u emërua epror i përgjithshëm, nuk u çlirua nga shërbimi i përditshëm ndaj të sëmurëve të spitalit Shpirti Shenjtë, duke rezervuar për vete punët më të përvujta: «Më urdhëro vëlla», i thoshte të sëmurit, «sepse unë jam shërbëtori yt». U kanonizua në 1746, është shpallur nga Leoni XIII pajtor i të sëmurëve dhe i infermierëve.


Current track

Title

Artist

Send this to a friend