Shenjti i ditës – 14 janar – Shën Feliksi i Nolës, meshtar (+ 250)
Written by Radio Maria on January 13, 2017
Shenjti i ditës: 14 janar – Shën Feliksi i Nolës, meshtar (+ 250)
I përshpirtshmi i parë i tij dhe më i madhi, shën Paolini i Nolës, i ka kushtuar dy poezi për të lartësuar virtytet e mëdha, mes të cilave kurajon, dhe për të theksuar besnikërinë ndaj ipeshkvit të tij gjatë persekutimit, të Valerianit ose Decios.
Lidhur me datat, dokumentat e paktë nuk përkojnë. Ishte biri i një farë Siro, ka të ngjarë se ishte i ardhur nga Siria, pasi u transferua në Itali, Feliksi i ri filloi përgatitjet për meshtari, dhe urdhrin meshtarak e mori nga duart e Maksimit ipeshkëv.
Një persekutim i herëpashershëm e bindi ipeshkvin të shkonte vullnetarisht në mërgim duke ia lënë nën kujdes besimtarët meshtarit Feliksit, i përcaktuar ndoshta t’ia zinte vendin në ipeshkvi. Por edhe Feliksi u burgos dhe u torturua që ta bindnin për t’u kushtuar fli hyjnive të Romës.
Gjatë izolimit të vështirë në burg, iu shfaq një engjëll që e liroi mrekullisht nga hekurat dhe ia hapi dyert duke e çuar në vendin ku ipeshkvi i shenjt, tashmë i konsumuar nga uria dhe vuajtjet, ishte gati duke vdekur. Feliksi e përtëriu me një lëng rrushi, pastaj e mori mbi shpatulla dhe e çoi në Nola ku ia besoi kurave të një gruaje të përshpirtshme të krishterë. Ndërkohë ai filloi aktivitetin e tij si meshtar, duke përmbushur detyrat e ipeshkvit të sëmurë.
Me lindjen e një persekutimi të ri, Feliksi nuk e braktisi fushën por, duke iu shmangur kapjes, me shkathtësi të mrekullueshme, vazhdoi të kujdesej për besimtarët e tij, edhe kur qe i detyruar të fshihej për gjashtë muaj brenda një rezervuari. Pasi pushoi persekutimi dhe pasi vdiq ipeshkvi Maksimi, ia la meshtarit Kuinto selinë ipeshkvore dhe u tërhoq në vetmi, ku filloi të kultivonte një fushëz që e kishte marrë me qera për të mbajtur veten.