Shenjti i ditës – 14 dhjetor – Shën Gjoni i Kryqit, meshtar dhe mësues i Kishës (1542 – 1591)

Written by on December 13, 2016

Shenjti i ditës – 14 dhjetor – Shën  Gjoni i Kryqit, meshtar dhe mësues i Kishës (1542 – 1591)

 

              Grupet e hipeve të viteve Shtatëdhjetë kanë zbuluar në mistikun spanjoll një mësues të madh të jogës, i propozuar si i tillë nga një filozof indian. Të rinjtë kërkojnë në shkrimet e këtij shenjti atë lloj «bari» dhe ato lloj teknikash të rafinuara që kanë shkaktuar në të ato udhëtime të «jashtëzakonshme» të mendjes. Por në shën Gjonin e Kryqit përvoja mistike nuk përkthehej me një zhytje të paqartë në thellësinë e hyjnisë, pasi feja e tij e pastër bazohej në Mishërimin e Krishtit dhe në misterin trinitar. Nga ana tjetër, Gjoni nuk ka qenë një kontemplativ i izoluar nga bota, nëse llogaritet se ka përshkuar më këmbë njëzet e shtatë mijë  kilometra, për të ndjekur nga afër themelimet e karmelëve të reformuar, që i shkaktuan shumë vuajtje.

             Gjon de Ypes, i lindur në afërsi të Avilës nga një fisnik toledan dhe një nënë shumë e bukur por edhe e varfër, u gjend shpejt, siç mund të thuhet, «në rrugë». Familja fisnike atërore për shkak të martesës së padëshiruar të prindërve të tij, i kishte përjashtuar nga trashëgimia. Pasi mbeti e vejë, e ëma u desh të emigronte në Medina del Campo. E besoi Gjonin në një kolegj, duke pasur parasysh mungesën e përvojës në punët e krahut. Pastaj në moshën shtatëmbëdhjetë vjeçare të riut iu desh të siguronte jetesën si shërbyes në një spital për të paguar shkollën pranë jezuitëve. Në 1563 u bë karmelit

an dhe u dërgua në universitetin e Salamankës. Katër vite më pas u shugurua meshtar. I zhgënjyer nga zbatimi i pakët i disiplinës së kuvendit, meditonte për t’u bërë certozin. Por në këtë pikë ndodhi takimi me Terezën e Avilës, vendimtar për pjesën tjetër të jetës së tij. Vendos të ndajë me të  rreziqet e reformës së Karmelit të meshkujve sipas shembullit të sukseshëm të atij femëror. Disiplina e ashpër, e lidhur me butësinë e reformuesit, shkakton reagimin e karmelitanëve «të mbathur» të cilët e akuzuan për rebelim dhe e mbyllën tetë muaj në një qeli të ngushtë. Gjatë burgosjes Gjoni i rriti përvojat e veta mistike dhe shkroi poezitë e para që do ta radhisin mes autorëve të mëdhenj të letërsisë spanjolle. Pas vdekjes së tij që ndodhi me 14 dhjetor në Ubeda, sivëllezërit e tij do të ngurrojnë për të botuar veprat e tij (Ngjitja e Malit Karmel, Nata e errët, Kënga shpirtërore, Flakë e gjallë dashurie) nga frika se mos pasqyroheshin në metaforat e guximshme. Falë veprave Piu XI në 1926 e shpalli mësues të Kishës. Gjoni ishte kanonizuar në 1726.  

 


Current track

Title

Artist