Shenjti i ditës: 13 Mars – Shën Eufrazia, virgjër dhe martire (shekulli IV)

Written by on March 11, 2017

: 13 Mars – Shën  Eufrazia, virgjër dhe martire (shekulli IV)

 

            Në kishën lindore martirizimi i kësaj vajze nga Nikomedia e Bitinis përkujtohet me 19 janar. Për shkak të një gabimi homonim Martirologu i Jeronimit dhe ai romak e kujtojnë sot, bashkë me një virgjër tjetër Eufrazian, e lindur në Kostandinopojë dhe që ishte pjestare e familjes perandorake, edhe ajo e vendosur për të mbajtur kushtin e virgjërisë përballë joshjeve të vetë perandorit. Por, ndryshe nga virgjëra e  Nikomedisë, mundi të jetonte në kuvendin egjiptian deri sa vdiq, në vitin 420.

            Që para një shekulli, Eufrazia e Nikomedisë e kishte kurorëzuar me martirizim fenë e saj në Krishtin. Kur shpërtheu persekutimi kundër të krishterëve gjatë perandorisë së Masimianit, në fillim të shekullit IV, edhe Eufrazia u burgos dhe u dërgua përpara gjykatës. Pasoja është ajo e zakonshmja: joshje e kërcënime për ta nxitur t’u flijonte hyjnive. Por pasi vajza tregohej e qëndrueshme në refuzimin e saj, menduan ta poshtëronin: e dërguan në një bordel dhe ia dorëzuan një «barbari» gladiator që  të abuzonte me të para se të zbatonin dënimin e parashikuar. Në këtë pikë Eufrazia përdori atë që do të quhet «marifeti i virgjërës». Burri u përgatit ta ç’nderonte virgjërën e pambrojtur, por iu kthye mendja nga një propozim i pazakonshëm. Eufrazia i tha: «Kam këtu me vete, një krem mrekullibërës, të aftë për të bërë të paprekshëm trupin e secilit që e përdor. Mund ta provosh mbi mua, nëse nuk beson». Burri trupmadh, që nuk dallohej sigurisht për zgjuarsi, duke qenë kurioz më shumë se i bindur, pranoi. Vajza hodhi pak vaj në qafë, uli kokën dhe e ftoi ta qëllonte me shpatë. Burri e goditi aq dhunshëm saqë ia këputi kokën me një goditje të vetme. Gënjeshtra e privoi nga jeta, që gjithsesi do të flijohej pas përdhunimit, por jo nga virgjëria që mundi t’ia ofronte Krishtit me kurorën e martirizimit.


Current track

Title

Artist