Shenjti i ditës – 13, janar – Shën Hilari i Poitiers, ipeshkëv dhe mësues i Kishës (315 – 368)

Written by on January 11, 2017

Shenjti i ditës – 13, janar – Shën Hilari i Poitiers, ipeshkëv dhe mësues i Kishës (315 – 368)

 

Janë të shumta ngjashmëritë mes këtij shenjti luftëtar dhe bashkëkohorit shën Augustinit. Ashtu si shën Augustini, edhe ky ishte biri i një të pasuri dhe babai i një vajze me emrin Abre kur u bë i krishterë pas një ecje të mundimshme drejt fesë, e cila e çoi nga leximi i filozofëve neoplatonikë në meditim mbi faqet e Biblës. Këtu e gjeti përgjigjen e pyetjeve që ia shtronte vetes që në moshë të re mbi fundin e njeriut dhe natyrën e shpirtit. Edhe ai, si Augustini, u shpall ipeshkëv nga populli. Vepra e tij baritore pati fatin që të përballohet menjëherë në terrenin e pastërtisë së fesë, kundër herezisë mbizotruese ariane e ndihmuar nga i riu Martini, ipeshkëv i ardhshëm i Tours.

            Arianët, që kishin nga ana e tyre perandorin Kostancin, arritën ta dënonin me mërgim. I dorëzuar në Frigji, Hilari pati mundësi të rreshtonte armët, në kontakt me traditën e madhe të Etërve të lindjes. Mësoi greqishten dhe pati mundësi të merrte në burimet e teologjisë patristike. Edhe në Frigji filloi t’i bezdiste arianët të cilët e rikthyen në Poitiersin e tij. Këtu shkroi traktatin që e bëri të njohur (De Trinitate, ose më mirë De fide adversus arianos  “kundërshtimet që ia bënin fesë arianët”), i cili ia mundësoi titullin e mësuesit të Kishës që iu dha në vitin 1851. Polemist dhe teolog i kalitur, ishte njëkohsisht edhe një bari i mirë shpirtërash, njerëzor me delet e humbura. U kujdesua për ipeshkvinjtë dhe për meshtarët, të cilët edhe pse e kishin përqafuar herezinë (mësimin e gabueshëm), e njihnin gabimin e tyre dhe i riintegroi në selitë e tyre.


Current track

Title

Artist