Shenjti i ditës: 12 korrik – Shën Gjon Gualberti, abat valombrozan (+1073)

Written by on July 10, 2017

Shën Gjon Gualberti, abat valombrozan (+ 1073)

  

Fiorentini Gjon Gualberti, i familjes fisnike Vizdomini, e mori kurorën e shenjtërisë në sajë të një gjesti falje, që përcaktoi në jetën e tij një kthesë vendimtare. Një të premte, pasi më kot e kishte kërkuar për shumë ditë, u takua me vrasësin e të vëllait. Nxori me zemërim shpatën dhe iu hodh kundër. Burri ra në gjunjë dhe hapi krahët duke iu përgjëruar në mënyrë të heshtur. Në atë çast Gjoni gjeti forcën për të bërë gjestin bujar të faljes: e ngriti kundërshtarin dhe e përqafoi. Pastaj me zemrën akoma rrëmujë, shkoi të gjunjëzohej përpara kryqit të kishës së Shën Miniatos. Krishti uli kokën drejt tij. Ajo shenjë misterioze qe nisja e një zgjedhje jete që do ta qonte nga shoqëria e gëzueshme mondane, e frekuentuar deri në atë ditë, në jetën e pendesës nën rregullin e kuvendit. U bë benediktin në abacinë e Shën Miniatos, duke çuar brenda mureve të ashpra krenarinë e kalorësit, të pathyeshëm ndaj kompromiseve.

Gjoni e drejtoi zemërimin e vet kundër ipeshkvit të Firences dhe kundër vetë abatit të kuvendit, jeta e të cilit nuk ishte në harmoni me Ungjillin. Ata u bënë armiq të fuqishëm të tij kështuqë Gjonit iu desh të gjente shpëtim mes pyjeve apenine, në një lokalitet, emri i të cilit do të thërrasë gjatë shekujve imazhin e një oazi vetmie kalitëse dhe lutje: Vallis Umbrosa, Vallombrosa, në atë të Fiezoles. U tërhoq në kuvendin e parë të fshatit ku u mirëpritën shumë të rinj të tërhequr nga shenjtëria e murgut që kishte guxuar të sfidonte të fuqishmit në emër të Ungjillit. E megjithatë frushkulluesi i imoralitetit, që u kishte deklaruar luftë abuzimeve dhe kërkimit të tepruar të lekëve dhe nderimeve, ishte një njeri i butë dhe përfillës me të tjerët por edhe i ashpër dhe i egër me veten. Para se të vdiste u kishte thënë murgjve: «Kur duhet të zgjidhni një abat, zgjidhni mes fretërve më të përvujtin, më të ëmblin, më të turpshmin». Kishte paraqitur pa dashur imazhin e vet. Abati i shenjtë vdiq në Pasinjano. U kanonizua në 1193.

 

 


Current track

Title

Artist