Shenjti i ditës – 12 janar – Shën Benedikti Bishop, abat (628 – 690)
Written by Radio Maria on January 11, 2017
Shenjti i ditës – 12 janar – Shën Benedikti Bishop, abat (628 – 690)
Për këtë shenjt kemi një dëshmi të drejtpërdrejtë dhe të besueshme nga shën Beda i Nderueshmi, i cili ishte dishepull i tij. «I bekuar nga hiri dhe me emër», në moshën 25 – vjeçare, pasi hoqi dorë nga një karrierë premtuese në shërbim të mbretit Osviut, deshi «të vihej në shërbim të Mbretit të vërtetë, për të marrë jo një dhuratë tokësore korruptuse por mbretërinë e përjetshme në qytetin qiellor.
Pasi bëri zgjedhjen e tij, u nis drejt Romës për të marrë nga papa mandatin për të predikuar Ungjillin, gjatë rrugës vizitoi kuvende të ndryshme për të studiuar modelet e jetës dhe rregullat e kuvendit. Kështu në shtratin e vdekjes mundi t’u thoshte dishepujve të tij: «Kam bërë një përmbledhje të të gjitha rregullave që më janë dukur më të mirat, dhe këtë përmbledhje ua kam dhënë». Ishte kthyer në Irlandë jo vetëm plot me informacione të mira por edhe me libra, objekte kulti – që ishin mjaft të përhapura atëherë – dhe relikë shenjtërish: një bamirësi e veçantë shenjtërie për ishullin e tij, që e kishte njohur vonë Ungjillin por që qëndronte në radhë të parë përsa i përket praktikës së vërtetë, aq sa u bë «ishulli i shenjtërve», me të cilët kalendari është plot. Pas kthimit nga udhëtimi i gjashtë në Romë, i gjeti kuvendet e tij gjysëm të shkretuara, të pakësuara nga një prej epidemive të herëpashershme.