Shenjti i ditës: 11 Prill – Shën Stanislau, ipeshkëv e martir (1030 – 1079)

Written by on April 8, 2017

Shenjti i ditës: 11 Prill – Shën  Stanislau, ipeshkëv e martir  (1030 – 1079)

 

            Polonia e mbretit Boleslaut II ishte një ndër fuqitë e ngritura në zemër të Evropës. Fitimtar në kombet kufitare, mbreti nuk diti t’i rezistonte joshjes së një gruaje. Pasi u dashurua me Kristinën e bukur, gruaja e një farë Miekislau, nuk ngurroi ta rrëmbente dhe ta zevëndësonte me bashkëshorten e ligjshme. Për të dënuar sjelljen e keqe të mbretit u ngrit zëri guximtar i ipeshkvit të Krakovias, Stanislaut. I lindur në Czepanovo nga prindër të thjeshtë, Stanislau mundi të studionte afër benediktinëve të Krakovias dhe të kryente studimet në Liegi dhe në Paris. Papa Aleksandri II e emëroi ipeshkëv të Krakovias me propozimin e klerit dhe të vetë Bolezlaut, që në vitet e para e ndihmoi në veprën e ungjillëzimit të tokave që i ishin bashkëngjitur Polonisë. Harmonia zgjati deri sa mbreti nuk e kaloi cakun në çështjen e moralitetit. Duke e harruar miqësinë e vjetër, Stanizlau e dënoi publikisht sjelljen e sovranit, i cili për ta bërë të heshte e vrau. Duket se ai që e vrau gjatë kremtimit të meshës ishte vetë mbreti, pasi vrasësit e paguar u tërhoqën, të frikësuar nga një dukje misterioze. Papa Gregori VII lëshoi interdiktin në Poloni dhe Bolezlau u desh të strehohej në Hungari. Ipeshkvi martir, shumë i nderuar jo vetëm në Poloni, u kanonizua me 17 gusht të vitit 1253 në bazilikën e Asizit.


Current track

Title

Artist