Shenjti i ditës: 10 tetor – Shën Françesk Borgia, meshtar (1510 – 1572)

Written by on October 9, 2017

Shenjti i ditës: 10 tetor – Shën Françesk Borgia, meshtar (1510 – 1572)

 

Shembulli tipik i fisnikërisë spanjolle, i sjellshëm dhe i rafinur, bujar dhe i shkathët, Françesk Borgia, stërnip i papës Aleksandrit VI dhe i Ferdinandit II të Aragonës përmbledh në gjashtëdhjetë e dy vitet e jetës së tij botën kontradiktore të shekullit XVI, drita e hije në të cilat ndeshen figurat e shenjtërve të mëdhenj në një epokë kundërshtimesh të dhunshme edhe në planin fetar. I paralinduri i Gjon de Borja di Grandia (Valencia), Françesku u formua në oborrin e Karlit V, që e stolisi me titullin e markezit, në moshën njëzet vjeçare. Vitin më përpara ishte martuar; një martesë e lumtur, e gëzuar nga tetë fëmijë në dhjetë vite. Nga vdekja e parakohshme e të shoqes, e paraprirë nga ajo e perandoreshës Françesku kuptoi paqëndrueshmërinë e gjërave dhe vendosi të kushtohej në shërbim të një Zoti «që të mos i vdiste asnjëherë». Mbuloi për katër vite detyrën e qeveritarit të Katalonjës, megjithëse i ishte kushtuar fshehurazi jetës rregulltare. Pozita e lartë që kishte e lejoi t’i rehatonte fëmijët.

Takimi me jezuitin Pjetër Favre qe vendimtar. Në vitin 1546 ua mbylli përfundimisht derën ndereve mondane, duke dhënë dorëheqjen nga detyrat e larta, pasi bëri ushtrimet shpirtërore mori kushtin e pastërtisë, duke u impenjuar me një kusht tjetër për të hyrë në Shoqërinë e Jezusit. Hyri në fakt në vitin 1548 ndërsa zyrtarisht dy vite më pas. Ndërkohë kishte hequr dorë nga dukati i Grandias. Në Romë u mirëprit nga vetë shën Injaci i Lojolës dhe me 26 maj 1551 kremtoi meshën e parë. Nderimet që e kishin ndjekur që të ri në oborrin e Spanjës, vazhduan ta ndiqnin edhe në jetën rregulltare, aq sa Françesku shpejtoi për të marrë të gjitha kushtet e Shoqërisë së Jezusit, njëri prej të cilëve ndalon për të pranuar nderet kishtare, sapo mësoi se perandori Karli V ia kishte propozuar papës si kardinal. Por nuk mundi t’i largohej në vitin 1455 zgjedhjes në detyrën më të lartë në gjirin e Shoqërisë, kapitulli i të cilës e zgjodhi epror, detyrë që Françesku e mbuloi deri në vdekje, që i erdhi në Ferrara. U kanonizua në vitin 1671.


Current track

Title

Artist