Shenjti i ditës – 10 shtator: Shën Nikolla nga Tolentino, rregulltar (1254 – 1305)

Written by on September 8, 2017

Shenjti i ditës – 10 shtator: Shën Nikolla nga Tolentino, rregulltar (1254 – 1305)

  

Që fëmijë «e njihte shpirtin e pendesës», shkruan një biograf i tij, bashkohori fra Pjetri nga Monte Rubiano i cili jep një raport të hollësishëm të përvojave të tij të mrekullueshme mistike dhe të mrekullive të bëra, si ringjallja e dymbëdhjetëvjeçares Filipine të Fermos, e Jakopuco Fateboni dhe Venturinos nga Gjiliolo. Procesi i kanonizimit konfirmoi vërtetësinë e 301 mrekullive. Dyzet vite pas vdekjes trupi i tij u gjet i paprekur. Para se ta rivendosnin në varr nën tokë iu prenë krahët për t’i vendosur në një kuti të çmuar dhe për t’i ruajtur në shenjtërore. Nga plagët kulloi shumë gjak. Mrekullia u përsërit disa herë në rrjedhën e shekujve dhe kjo ndihmoi në përhapjen e kultit të shenjtit në Evropë dhe në Amerikë. E megjithatë Nikolla përparoi në thjeshtësi dhe në hije shenjtërimin i tij personal.

Kishte lindur në Kastel Sant’Angelo në Pantano, në dioqezën e Fermos. Në moshën dymbëdhjetë vjeçare u mirëprit si oblat nga augustinianët e vendit të lindjes. E bëri noviciatin në Sangirasio d.m.th në Cingoli u shugurua meshtar nga ipeshkvi i Ozimos, shën Benvenuti. Mes viteve 1269 dhe 1275 kaloi nga kuvendi në kuvend, mes Rekanatit e Fermos, derisa mori drejtim të caktuar në Tolentino, bashkim i destinuar për t’i dhënë famë qytetit të bukur mesjetar. Në këtë kuvend që i shërben si kundërforcë bazilikës së mrekullueshme që mban emrin e tij, Nikolla rriti shenjtërinë e tij, në mësimin e pendesës së ashpër dhe të dashurisë së madhe. E quajtën «engjëlli i rrëfystores» dhe e deshi në veçanti ajo qindëshe të varfërish për të cilët ai kujdesej personalisht për ushqim e veshje. Zotëronte një zhgun të vetëm të prishur të cilin e arnonte sa më mirë mundej. Argjëronte katër ditë në javë me bukë e ujë; dhe në ditët e tjera nuk hante mish e vezë. Të premten frushkullohej me një instrument të çuditshëm disipline të bërë nga ai vetë. Lutej deri natën vonë, madje deri «në këngën e parë të gjelit», për të fjetur më pas disa orë mbi një dyshek kashte. Trupi i tij, i brishtë, nuk u qëndroi pendesave të shumta të ashpra. Vdiq gjashtëdhjetë vjeçar. Bashkvëllait që e pyeti në momentin e vdekjes për arsyen e një lumturie aq të madhe që lexohej në sytë e tij iu përgjigj: «Unë shoh Zotin Hyjin tim, afër Nënës së tij të shenjtë dhe atin tim shën Augustinin». U kanonizua në vitin 1446.


Current track

Title

Artist