Shenjti i ditës: 10 Qershor – Shën Gjon Dominici, ipeshkëv (1356 – 1418)

Written by on June 9, 2017

: 10 Qershor – Shën Gjon Dominici, ipeshkëv (1356 – 1418)

 

            Shën Antoni i Firences që ishte dishepull i të lumit Gjon Dominicit, e përshkruan kështu: «Zë tingëllues, gati trumpete, i përshtatshëm jo vetëm për të mësuar e zbavitur por edhe për të përkulur dhe zbutur zemrat e ngurtësuara … I thjeshtë në të veshur, i rëndë në të ecur, i madh me shtat, sipatik nga pamja, i dashur me të varfërit dhe me të panjohurit, i arsyeshëm me popullin, i denjë për nderim me magnatët (çifligarët), i madh për këshilla në çdo fushë, i gëzuar në fëtyrë dhe hijerëndë, i turpshëm dhe syhapur, i thjeshtë dhe i drejtë; dashurues i madh i varfërisë saqë nuk zotëronte as librat për të mësuar e predikuar…» d.m.th një burrë me zemër të madhe dhe me inteligjencë të gjallë, të cilin domenikanët e kujtojnë si një prej mjeshtërve kryesor të reformës së Urdhërit, pas rënies së zjarrit shpirtëror që mbizotëronte në kohërat heroike të brezit të parë, që pati mes shumëve, shenjtër të mëdhenj si Albertin e Madh dhe Tomë Akuinin.

            Gjon Dominici, i lindur në Firence, pati për nënë një veneciane fisnike, Paola Xorxin e cila kur mbeti e vejë pasi kishte dërguar në jetën rregulltare të birin, hyri në kuvendin e Corpus Christi të Venecias. Gjoni mundi të mirëpritej në kuvendin fiorentin të domenikanëve megjithëse belbëzonte, prej kësaj sëmundje do të shërohet nga Shën Katerina e Sienës. Pasi u shugurua meshtar qe bashkëpunëtor i ngushtë i të lumit Raimondit nga Kapua. Pati detyrën për të hapur një kuvend në Fiezole, ku pati si dishepull shën Antoninin. Më pas cursus honorum bëhet shpejt: ambasator i principatës fiorentine, arqipeshkëv i Raguzës, delegat papnor në Koncilin e Kostancës, kardinal… E mbylli karrierën e tij të shpejtë në Budapest ku papa e kishte dërguar që të përpiqej për të  rikthyer në vreshtë husitët. Rikthei një numër të mirë para se të vdiste larg Firences së tij. Një prej dishepujve, i lumi Angjeliko, e pikturoj në një rrumbullak të Kryqëzimit në sallën e Kapitullit të Shën Markut.


Current track

Title

Artist