Shenjti i ditës: 10 Mars – Shën Makariu, ipeshkëv i Jerusalemit (+335)

Written by on March 9, 2017

Shenjti i ditës: 10 Mars – Shën Makariu, ipeshkëv i Jerusalemit (+335)

 

            Janë katërmbëdhjetë shenjtërit me këtë emër, domethënës etimologjikisht (në greqisht do të thotë, i bekuar, i lumtur): shtatë janë martirët, tre ipeshkvinjt, dy abatët, dhe dy vetmitarët e njohur egjiptian, aleksandrini i përkujtuar me dy janar dhe Makariu i Madh (15 janar) vetmitari i Egjiptit të Sipërm që me shembullin e tij tërhoqi në shkretëtirë turma vetmitarësh, të cilët iknin nga qytetet dhe betejat shpesh herë të përgjakshme të heretikëve arian.

            Shenjti i sotëm u zgjodh ipeshkëv i Jeruzalemit në vitin profetik 314, kur perandori Kostandini, e mundi Masenzin tek ura Milvio dhe u dha liri të plotë kulti të krishterëve. Ipeshkvi Makariu pati detyrën të vëzhgonte punimet për ndërtimin e dy bazilikave, atë të Varrit të Shenjtë dhe të Ringjalljes. Gjatë jetës së tij si ipeshkëv, pati nderin të priste në Jeruzalem nënën e perandorit, Elenën, e cila do të marrë kurorën e shenjtërve në sajë të jetës së krishterë shembullore, ishte bujare dhe e përshpirtshme. Kostandinit dhe Makariut ipeshkëv i është dhënë merita e rigjetjes së kryqit në të cilin u kryqëzua Shpëtimtari. Ishin tre kryqat dhe për ta kuptuar se cili është ai i vërteti Makariu këshilloi t’ia afronin një gruaje të sëmurë. Shërimi i menjëhershëm i gruas që ndodhi  sapo e preku kryqin e Krishtit qe prova prova më e dukshme.

            Për rolin e rëndësishëm që Kisha e Jeruzalemit kishte në krishtërim, bariu që e qeveriste nderohej veçanërisht nga Elena dhe nga vetë Kostandini, i cili më shumë se disa herë i shkroi për t’i dhënë udhëzime për projektimin e dy bazilikave. Është interesant shqetësimi i perandorit, akoma i papagëzuar, për t’i sqaruar gjërat edhe në fushën fetare. I shkroi Makariut ipeshkëv të ndalonte disa cermoni që konsideroheshin veprime shortare dhe bëheshin nën  hijen e një lisi në përgjasimin e takimit të Abrahamit me tre personazhet hyjnore. (Zn 18).


Current track

Title

Artist