Shenjti i ditës: 10 Maj – Shën Antonini i Firences, ipeshkëv (1389 – 1459)

Written by on May 9, 2017

: 10 Maj – Shën Antonini i Firences, ipeshkëv (1389 – 1459)

 

Antoni, i quajtur Antonin për shkak të shtatit të ulët, ishte fiorentin nga familja Pieroci. Ai u bë domenikan në Fiezole dhe në vitin 1413 u shugurua meshtar. Mbuloi detyra të rëndësishme në Urdhrin e tij. Qe epror në kuvende të ndryshme, mes të cilëve në Romë e Firence. Këtu ai ia besoi të bekuarit Engjëll (Angelico) detyrën e pikturimit me afreske të kuvendit të Shën Markut. Piktori engjëllor ia ktheu nderin për këtë vlerësim kur u thirr në Romë nga papa Eugjeni IV për pikturimin e një vepre. Ai i sugjeroi papës emrin e Anton Pierocit kur selia ipeshkvnore e Firences mbeti e lirë. Emërimi i papritur e befasoi para së gjithash vetë Anoninin që u përpoq të tërhiqej. Shëndeti i keq ishte një arsye mëse e mjaftueshme për t’u çliruar nga detyra e rëndë, të cilën në fund iu desh ta pranonte, duke u treguar plotësisht në lartësi të detyrës.

Zhvilloi një veprimtari baritore në të gjithë vendin. Ai lëvizte nga njëra famulli në tjetrën mbi kurrizin e një mushke. Shkonte nga dioqeza e Firences tek ato të përshpirtshmet në Fiezola, Prato e Pistoja. Ai e meritoi emrin meshtar i popullit dhe mbrojtës i të dobëtëve, sepse i mbrojti të drejtat e tyre kundër të fuqishmit Kozma nga dera e familjes Medici. Ishte një njeri praktik, që nuk humbiste pas ferrave që i vinin nëpër këmbë. Ditën e kalonte duke dëgjuar hallet e njerëzve, aq sa për shumanshmërinë e tij e quanin “Antonini i këshillave”. Mirëpo, edhe pas ditëve të lodhshme, ai gjente kohë natën vonë për të shkruar vepra teologjie. Mes tyre, më e famshmja është Somma morale, një enciklopedi e madhe sistematike e mendimit dhe e praktikës së jetës së krishterë. Antonini u kanonizua nga Adriani IV, më 31 maj 1523.


Current track

Title

Artist