Shenjti i ditës – 10 janar – Shën Aldo, vetmitar

Written by on January 9, 2017

Shenjti i ditës – 10 janar – Shën Aldo, vetmitar

 

            Historia e këtij shenjti është pak e pasigurt. Dihet se është i varrosur në Pavia dhe se jetoi rreth viteve njëmijë. Meqenëse emri i tij paraqitet në martirologun benediktin mendohet se ishte murg në kuvendin e Bobbios, i themeluar në vitin 614 nga irlandezi shën Kolombani dhe në të njëjtën kohë ushtronte zanatin qymyrshitësit.

            Dy versionet janë të pajtueshme, sepse përsa u përket murgjve benediktin me prejardhje nga ishulli i shenjtërve, Irlanda, orët e para të ditës i rezervonin për lutje, pastaj secili shkonte në punën e vet, më me dëshirë shkonin në dyqanet artizanale, në fusha e në pyje, pikërisht si druprerës dhe qymyrshitës. Emri i tij është me prejardhje longobarde: ald do të thotë i vjetër dhe është shumë i zakonshëm në  krahinat e Veriut, të cilat i përkisnin një kohë mbretërisë longobarde.


Current track

Title

Artist