Shenjti i ditës: 10 gusht – Shën Lorenci, diakon e martir (+258)

Written by on August 9, 2017

Shenjti i ditës: 10 gusht – Shën Lorenci, diakon e martir (+258)

 

Martirizimi i tij, thotë poeti Prudenci, shënoi rënien e hyjnive të Romës. Shenjë kjo, se vdekja e diakonit të ri Lorencit kishte zgjuar në qytet një përshtypje të madhe, aq sa paganët, duke parë aq qetësi e guxim përballë torturës, filluan të mendonin për fenë e shpallur nga martiri heroik. Imazhi i tij, i zbukuruar nga legjenda (Mundimi i shën Lorencit, i një shekulli të mëvonshëm, pas vdekjes së tij, është pak i besueshëm) që në shkrimtarët e afërt të epokës së tij, si Prudenci, Damasi e Ambrozi, si instrument me të cilin u torturua paraqitet, një skarë e vendosur mbi karbonat djegës dhe martiri që është i vendosur sipër gjen edhe mënyrën për të qeshur: «Ja, nga kjo anë jam pjekur mirë; më ktheni nga tjetra». Por shumica e shkrimtarëve modernë janë të mendimit se Lorenci është kokprerë, si papa Siksti II, diakon i të cilit ishte, dhe që u martirizua tre ditë përpara.

Papa Damasi u duk se e miratoj, ndërsa tradita e karbonëve djegës kujton dëshminë heroike të fesë me sintezë të efektshme: «Verbera, carnifices, flammas tormenta, catenas…», kamxhikët, xhelatët, flakët, torturat, hekurat nuk vlejtën asgjë kundër besnikërisë së tij ndaj Krishtit. Por përpara këtij imazhi vuajtje të pranuar është ajo, aspak legjendare, e diakonit të përqëndruar për t’u shpërndarë të varfërve ndihmat e të krishterëve të Romës. Ai ishte caktuar drejtues i diakonëve të tjerë të Romës. Mund të mendohet se nën kërcënimin e arrestimit papa e kishte ngarkuar për t’u shpërndarë të varfërve atë pak që Kisha zotëronte. Kur perandori Valeriani – lexohet tek Mundimi – e detyroi t’i dorëzonte thesarin për të cilin kishte dëgjuar, Lorenci mblodhi para tij një grup lypësish: «Ja thesaret tona», i tha, «mund t’i gjesh kudo». U varros në rrugën Tiburtina, në Campus Veranus, në Verano, dhe mbi varrin e tij u ngrit bazilika që mban emrin e tij, e para e tridhjetë e katër kishave që Roma ia ka kushtuar martirit të tij të njohur e të dashur.


Current track

Title

Artist