Shenjti i ditës – 10 dhjetor – E lumja Virgjëra Mari e Loretos

Written by on December 9, 2016

Shenjti i ditës – 10 dhjetor – E lumja Virgjëra Mari e Loretos

 

              Një shtëpizë që fluturon në ajër nga Nazareti në Dalmaci dhe prej këtu në një pyll në afërsi të Rekanatos për të zbritur së fundmi në vitin 1294 në kodrën që ishte pronë e një zonje të përshpirtshme të quajtur Loreta. Prej saj vjen edhe emri i qytezës së famshme. Nuk ka asgjë të pamundur për Hyjin, duke pasur parasysh se feja mund të lëvizë edhe malet. Dhe derisa kritika nuk sjell argumente që provojnë të kundërtën, të krishterët janë dakord me traditën e vjetër, që bashkëndahet edhe nga papët, nga shenjtërit dhe nga shumë njerëz me kulturë, të cilët shohin në muret e Shtëpisë së shenjtë banesën nazaretiane të Virgjërës. Për vërtetimin e kësaj tradite papa Klementi VIII vendosi jashtë Shtëpisë së shenjtë shkrimin që vijon: «Mik i krishterë që ke ardhur këtu ose për përshpirtëri ose për kusht, admiroje Shtëpinë e shenjtë lauretane që nderohet në të gjithë botën për misteret hyjnore dhe për mrekullitë. Këtu lindi Maria e Shenjtë, Nëna e Hyjit, këtu u përshëndet nga engjëlli, këtu u mishërua Fjala e amshuar e Hyjit. Këtë ëngjëjt e zhvendosën nga Palestina, herën e parë në Dalmaci, në Tersato, në vitin 1291… Tri vjet më pas… u çua në Piceno, afër qytetit Rekanati, në një pyll, për vetë ministerin engjëllor. Brenda një viti, ndërroi vend tri herë, e këtu së fundmi e fiksoi vendqëndrimin… Që nga ajo kohë, nga mallëngjimi i popujve afër për të renë e mrekullueshme dhe në vijim për famën e mrekullive që u përhapën gjërësisht, kjo Shtëpi e shenjtë u nderua shumë nga të gjithë njerëzit, muret e së cilës pa themele, pas shumë shekujsh, mbeten të qëndrueshme e të plota…»

            Mes shtegtarëve të përshpirtshëm kujtojmë papa Gjonin XXIII, që përuroi udhëtimet papnore jashtë kufijve të Vatikanit (pas daljes vullnetare të papëve përtej pragut të quajtur           «Porta Pia») duke shtegtuar në Loreto, vend në të cilin një papë tjetër, Gjon Pali II në vitin 1995 do të takojë të rinjtë e ardhur nga vende të ndryshme. Po përse, pyeste një jezuit i famshëm në vitin 1604, këto shpërngulje të ndryshme në tokë të krishterë? Dhe përgjigjet: Hyji i gjithpushtetshëm e bëri «për ta bërë veprën e tij më të qartë dhe më të admirueshme me këto fluturime e ndryshime, edhe në sytë e kujt harron se Hyji «ka bërë gjëra të mëdha» për Marinë.»


Current track

Title

Artist