Shenjti i ditës – 1 Shkurt- Shën Brixhida e Kildarit, virgjër (450 – 525)
Written by Radio Maria on January 31, 2017
Shenjti i ditës – 1 shkurt – Shën Brixhida e Kildarit, virgjër (450 – 525)
Në lulëzimin e madh të shenjtërve irlandezë, mes shekullit IV dhe VIII, dallohet kjo grua, e cila nderohet si pajtorja e dytë e Irlandës, pas Shën Patrikut. Ajo është themeluesja e parë e kuvendit femëror në «ishullin e shenjtërve», rreth të cilit kanë lindur jo vetëm qindra legjenda, por edhe shumë bashkësi të tjera femërore të frymëzuara nga rregulli i themeluar nga kjo shenjtëreshë. Ato e kanë pasuruar kalendarin me shenjtëresha të tjera. Në qendër të përshpirtërisë së Kildarit qëndron thirrja e vazhdueshme e Mëshirës hyjnore dhe dashuria për të varfërit. Shenjtëresha na paraqitet shpesh afër një lope. Ajo nderohet si mbrojtëse e mjelësve, e pse jo? Gjithashtu edhe si mbrojtëse e ripërtypësve të butë, burim i një ushqimi të çmuar. Si një grua e mirë dhe praktike ajo kishte gjetur mënyrën për të ushqyer shumë të varfër që trokisnin në kuvend.