Shenjti i ditës: 1 Maj – Shën Jozefi punëtor, fati i Virgjërës Mari
Written by Radio Maria on April 28, 2017
Shenjti i ditës: 1 Maj – Shën Jozefi punëtor, fati i Virgjërës Mari
Festa e Shën Jozefit punëtor është themeluar nga Piu XII në 1955, për t’i ofruar punëtorit të krishterë, dhe të gjithë punëtorëve që sot i japin vetes pushim nga lodhjet e tyre të përditshme, një model dhe një mbrojtës.
Shën Alfonsi e mbyllte kështu një predikim mbi Shën Jozefin: “Të imagjinojmë se Zoti, duke na dalluar në dhimbjen e vështirësive, në shqetësimet e jetës së përditshme, na e drejton të gjithë neve ftesën që faraoni ia drejtonte popullit të tij gjatë zisë së bukës: “Shkoni tek Jozefi …”. Në një kohë kur puna e dorës u lihej skllevërve dhe Ciceroni pohonte se “në një punishte nuk mund të këtë asgjë të hijshme”, Hyji ia besoi Shpëtimtarin dhe Virgjërën Nënë një punëtori të thjeshtë e të ndershëm, “njeri i drejtë”, siç e quan Ungjilli.
Dhe për të theksuar fisnikërinë e punës, dëshiron të na kujtojë në këtë festë se si Shën Jozefi, “i konsideruar si ati i Birit të Hyjit”, shkruan Leoni XIII në Rerum novarum, “e kaloi jetën e vet duke punuar dhe kërkoi nga puna e vet si artizan atë që është e nevojshme për mbajtjen e familjes”.