Shenjti i ditës: 1 korrik – Shën Aroni, kryeprifti i parë (XIII shekulli para.K)

Written by on June 30, 2017

1  Korrik – Shenjti i ditës: Shën Aroni, kryeprifti i parë (XIII shekulli para.K)

  

            Vëllai i madh i Moisiut, Aroni qe bashkpunëtori kryesor që e çoi popullin e zgjedhur në Tokën e premtuar, i liruar nga skllavëria e Egjiptit. Në pesë librat e Pentateukut, (pesë librat e parë të Beslidhjes së vjetër) përshkruhet në mënyrë të veçantë funksioni i tij priftëror «Hyji e ngriti Aronin, e shenjtëroi porsi atë, që ishte vëllai i tij nga fisi i Levit. Lidhi me të një beslidhje të amshueshme dhe ia dhuroi priftërinë e popullit».

Ishte tetëdhjetë e tre vjeç kur u paraqit para faraonit, përkrah të vëllait dhe bëri  mrekullitë e tri plagëve të para. Gjatë ecjes në shkretëtirë ndau me Moisiun vështërsi dhe përgjegjësi. Qëndroi në krye të popullit gjatë gjithë kohës që i vëllai qëndroi në malin Sinai, por u tregua i dobët kur plotësoi dëshirën e popullit duke bërë një imazh të Hyjit, (një viç ari sipas simbologjisë semite). U qortua ashpër por u kursye nga zemërimi i tmerrshëm hyjnor përmes ndërmjetësimit të Moisiut.

            Pas shugurimit solemn priftëror vetë Hyji mbrojti ligjshmërinë kundër mosbindjes së disa kundërshtarëve me mrekullinë e shkopit. Por pasi Aroni kishte dyshuar – si Moisiu – për mundësinë e një ndërhyrje hyjnore  që të dilte uji nga shkëmbi, u ndëshkua nga Hyji në të njëjtën mënyrë me të vëllain: të dy nuk do të kishin vënë këmbë në Tokën e Kanaanit. Vdiq në afërsi të Kades, në malin Hor, pasi Moisiu e kishte zhveshur prej mësimeve priftërore duke ia dhënë të Birit Eleazarit. Populli e qau dhe mbajti zi për tridhjetë ditë, duke e gjykuar – siç lexohet në librin e Siracidit – të madh dhe të ngjashëm me Moisiun, megjithë dobësitë njerëzore të cilat vërehen më shumë se një herë, u shfajësua prej tyre duke pranuar përvujtërisht qortimet dhe ndëshkimet. Imazhi i tij priftëror  shfaqet edhe në Beslidhjen e Vjetër: letra e hebrenjëve i referohet Aronit kur na e jep për reflektim domethënien më të lartë të meshtarisë së Krishtit: «Çdo Kryeprift zgjidhet nga mesi i njerëzve dhe vihet kryeprift për të mirën e njerëzve në marrdhënie të tyre me Hyjin. Detyra e tij është të kushtojë  dhurata e fli për shpërblim të mëkateve».


Current track

Title

Artist