Papa Françesku lejon shtegtimet në Megjugorje
Written by Radio Maria on May 13, 2019
Lajmërim i rëndësishëm i të deleguarit Apostolik për Megjugorjen
Papa Françesku lejon shtegtimet në Megjugorje
Lajmi u bë publik sot në Meshën e shenjtë në Megjugorje
Foto: Hrvoje Jelavić/PIXSELL
I deleguari Apostolik për Megjugorje, Imzot. Henryk Hoser, sot në mëngjes në Meshën e shenjtë në Megjugorje lajmëroi se Papa Françesku i lejoj shtegtimet në Megjugorje. Pranë tij ishte edhe Nunci Apostolik për Bosnje e Hercegovinë Imzot. Luigi Pezutto. Këtë lajm e solli e para gazeta Večernji list.
Lajmin po e sjellim në tërësi: “Papa Françesku ka përcaktuar se është e mundur të organizohen shtegtime në Megjugorje duke u ruajtur që ato mos të shpjegohen si njohje e ngjarjeve të njohura të cilat ende kërkojnë hulumtim nga ana e Kishës, domethënë që mos të shkaktojnë çfarëdo gabimi dhe dykuptimshmërie në aspektin doktrinar. I njëjti kriter mund të përdoret për barinjtë e çdo rendi dhe të çdo shkalle të cilët dëshirojnë të shkojnë e Megjugorje që atje të kremtojnë dhe të bashkë kremtojnë në mënyrë kremtore”.
Imzot. Hoser para pak kohe në bisedë me gazetën italiane deklaroi se si Megjugorja nuk është më vend “i dyshimtë” por vend që jeton fenë në mënyrë intensive të cilën e ushqejnë përshpirtëritë tradicionale siç është rruzarja, adhurimi eukaristik, udha e kryqit që zhytën në sakramente.