ORGANIZIMI
ORGANIZIMI
Projekti Radio Maria ka të njëjtat shenja dalluese në mbarë botën, por në të njëjtën kohë është projekt i cili iu përshtatet veçantive kombëtare të secilit popull në të cilin vepron.
Radio Maria është organizatë jofitimprurëse, e cila për arsye të identitetit të saj mohon vullnetarisht çdo lloj reklame dhe program reklamues në eter.
Radio Maria ka si shenjë themelore përshpirtërinë ndaj Zojës së Bekuar: në thjeshtësinë, dorëzimin dhe dhurimin e plotë që paraqitet shkëlqyeshëm përmes punës vullnetare.
Radio Maria, edhe pse është shoqatë e qytetarëve, sipas strukturës dhe organizimit, ajo është dhuratë e Kishës Katolike dhe është në shërbim të Kishës Katolike.
DREJTORI
Drejtori i Radio Marisë krijon programet, përpunon planin vjetor dhe skemat programore, zgjedh bashkëpunëtorët, drejtuesit dhe përgjigjet për punën e gjithmbarshme të radios.
Roli dhe mënyra e zgjedhjes së drejtorit te Radio Marisë përcaktohet në nenin 24 të statutit të Shoqatës Radio Maria:
– Këshilli Drejtues mund të emërojë një Drejtor të Përgjithshëm, nëse kjo është e dobishme për mbarëvajtjen e veprimtarisë.
– Detyra e Drejtorit të Përgjithshëm mund t’i besohet edhe një personi që nuk bën pjesë në Shoqatë.
– Kompetencat e Drejtorit përcaktohen në aktin e emërimit.
Drejtori i Radio Marisë Shqiptare është Dr. Don Prenkë Lazraj.
PROMOVIMI
Shoqata Radio Maria, në veprimtaritë e saj, nuk reklamon produkte fitimprurëse të asnjë institucioni tjetër dhe as programet e tyre. Shoqata promovon vetëm produktet e veta në programe të ndryshme të vetat. Përveç kësaj, kohë pas kohe, ajo boton materiale të ndryshme si gazetën e përmuajshme, fletëpalosje, programet e radios, kalendarë, libra dhe produkte të tjera. Një pjesë e mirë e tyre janë pa pagesë për mbështetësit e Radio Marisë.
Shoqata Radio Maria i financon programet e veta përmes mbështetjes financiare të dëgjuesve të saj. Të gjithë ata që dëshirojnë ta ndihmojnë radion, mund të marrin pjesë në familjen e madhe të Radio Marisë. Na i dërgoni të dhënat dhe adresën tuaj me anë të letrave, telefonit ose postës elektronike. Të gjithë ata që dëshirojnë botimet tona që janë falas, mund t’i marrin ato për çdo muaj në adresën që do të na lënë.
Dëshirojmë të theksojmë dhe të tërheqim vëmendjen se askush nuk ka të drejtë që të mbledhë në mënyrë personale kurrfarë dhuratash dhe kontributesh për Radio Marinë, pa e marrë paraprakisht autorizimin tonë.