MEDITIMI I DITËS – VLERËSIMI I URDHËRIMEVE

Written by on September 8, 2017

Lk 6, 1-5 VLERËSIMI I URDHËRIMEVE

 

Kërkoj hirin: që të di t’i pranoj si duhet dhe t’i vlerësoj urdhërimet e Hyjit.

 

1 Një të shtunë, kur Jezusi po kalonte nëpër të mbjella, nxënësit e tij këputnin kallinj, i shkokëlonin në dorë dhe i hanin.

Ja skena që i përngjanë skenës për të cilën kemi medituar dje. Kësaj here farisenjtë i kundërshtojnë drejtpërdrejt nxënësit, e jo Jezusin. Mirëpo edhe këtu, Jezusi përgjigjet dhe i mbron nxënësit e vet.

E shtuna është ditë e Zotit. Jezusi më nxënësit e vet kalonin nëpër të mbjella që kishin lidh frytin dhe ishin të gatshme për korrje. Nuk patën mundësi të rezistojnë, duke kaluar, këpusin ndonjë kallëz dhe përtypin grurin. Gjest i zakonshëm që bëjnë kalimtarët e rastit. Çfarë kishte të keqe në këtë gjë? Përse duhet ta kundërshtojmë dikënd për këtë veprim? Mirëpo kjo gjë e pengonte dikënd. Jezusin e përcillnin hap pas hapi, në çdo gjë që thoshte dhe bënte.

2 Atëherë disa farisenj thanë: “Pse bëni çka s’është e lejueshme të bëhet të shtunën?”

Kjo gjë që bënin nxënësit, qartë nuk lejohej të bëhej të shtunën. Interesant, Jezusi gjatë kësaj kohe as nuk iu tërheq vërejtjen as nuk ua ndalon që ta bëjnë këtë gjë. Ai ishte bashkë me ta, i pa çfarë po bënin, e dinte çfarë është e shtuna, i njehte mire rregullat që i kishte Mishna. Pranë të gjithave Jezusi nuk ua ndalon nxënësve që të këpusin kallëz as nuk kërkon prej tyre që të zbatojnë kërkesat që farisenjtë i kishin caktuar të zbatoheshin të shtunën. Mirëpo kjo gjë nuk ndodhi vetëm kësaj here që Jezusi nuk u përmbahej ligjeve që caktuan ata. Përse Jezusi vepron kështu? Përse nuk i vlerësonte disa ligje që ishin caktuar për mbajtjen e të shtunës? Ky veprim kërkonte guxim të caktuar dhe aftësi për tu përligj dhe për të shpjeguar. Jezusi kishte njërën dhe tjetrën. Prandaj pati guxim të vepronte kështu. Ai mbi çdo gjë dëshironte që gjërat t’i vendoste në vendin e tyre. Ai dëshironte që të shtunën ta pastronte prej të gjitha shtresave që gjatë shekujve ia kishin vesh farisenjtë me caktimet e tyre arbitrare dhe të përshpejtuara. Ata merrini nëpër këmbë dinjitetin e njeriut dhe e zvogëlonin gëzimin e ditës së Zotit. Llogaritet që ishin tridhjetë e nëntë gjëra dhe gjeste që ndaloheshin më këto ligje që të kryheshin të shtunën. Jezusi u ngrit kundër këtyre ligjeve, filloi ta mbrojë njeriun që duhej të rritej përbrenda në lirinë e fëmijës së Hyjit. Më këtë veprim na liroj prej në gjeje që nuk kishte rendësi dhe ishte e vogël. Na mësoj se nuk duhet tu japim rëndësi mjeteve, ceremonive dhe zakoneve fetare, por asaj tek e cila ato na drejtojnë. Qëllimi ka rëndësi, ndërsa mjetet dhe praktikat e jashtme edhe ashtu ndryshojnë. Ekziston rreziku kur praktikimi i jashtëm bëhet më i rëndësishëm se ajo gjë për të cilën kjo praktikë u bë.

3 Jezusi iu përgjigj: “A nuk keni lexuar çfarë bëri Davidi kur u urit ai dhe përcjellësit e tij? 4 Si hyri në Shtëpinë e Hyjit, i mori bukët e kushtimit, hëngri vetë dhe u dha të hanë edhe atyre që ishin me të, bukët, që s’kishte leje t’i hajë askush tjetër përveç priftërinjve?”

Shembulli të cilin Jezusi e paraqet për të mbrojtur nxënësit e vet është sipas shpirtit të të gjithë asaj që i përket njeriut, që ka përparësi mbi të gjitha ligjet dhe rregullat. Davidi veproi drejtë për shkak të urisë. Edhe nxënësit vepruan mirë për të njëjtën arsye. Në lindje kjo gjë lejohej për shkak të urisë. Mirëpo, këtu bëhet fjalë për të shtunën. Kjo gjë nuk lejohej të bëhej të shtunën, sipas mendimit të farisenjve, edhe atëherë kur njeriu ishte i uritur. Prandaj kundërshtojnë dhe nuk dëshirojnë ta shfajësojnë as Jezusin as nxënësit e tij. Ata e shkelën ligjin e të shtunës dhe për këtë gjë duhet të përgjigjën.

5 Dhe u tha: “Biri i njeriut është zotëria i të shtunës.”

Jezusi në përgjigjen e vet shkon më larg dhe më fuqishëm se sa farisenjtë patën mundësi të mendonin. Hyji e caktoj të shtunën si ditë në të cilën do të pushojë njeriu nga punët e veta të zakonshme që ti përkushtohem më shumë jetës së vet shpirtërore dhe takimit me Hyjin. Të gjitha gjërat që njeriu e pengojnë në këtë gjë pa arsye, duhet të përjashtohet. Për shkak të kujdesit të madh që Hebrenjtë mos ta thyejnë Ligjin e Hyjit, farisenjtë sollën ndalesa të shumta me të cilat e ngarkuan njeriun dhe të shtunën. Qartë, e kishin tepruar në këtë gjë dhe Jezusi dëshiron që e shtuna të shkëlqej në dritën e saj burimore. Prandaj në një dorëshkrim në këtë vend kemi një fjali interesante që i vihet në gojë të Jezusit, e cila sipas të gjitha gjasave nuk është autentike: të njëjtën ditë, duke parë një njeri që punonte ditën e shtunë, i tha: Mikë, nëse e di çfarë bënë, i lumi ti, por nëse se di, je i mallkuar dhe shkelës i Ligjit.

O Zot, të falënderoj që së pari mendon në njeriun që dëshiron ta lirosh prej prangave të panevojshme të cilat e lidhin, edhe pse ndoshta janë bërë më qëllim që ta ndihmojnë në jetën e tij si besimtar. Edhe në këtë gjë kemi mundësi ta teprojmë duke i dhen përparësi asaj që nuk është e rëndësishme as qenësore duke nëpërkëmbur të rëndësishmen dhe qenësoren. O Zotëri i të shtunës dhe i të gjitha gjërave, na jep Shpirtin tënd, na dhuro dritën që të jemi të përmbajtur në kryerjen e urdhërimeve të tua dhe të gjitha praktikave tjera fetare që i krijoj tradita jonë.

 


Current track

Title

Artist