MEDITIMI I DITËS – UNË JAM ME JU ÇDO DITË

Written by on May 11, 2018

Mk 16, 15-20 UNË JAM ME JU ÇDO DITË

 

Kërkoj hirin: që të besoj se Jezusi është gjithmonë me mua

 

Jezus, a thua kështu duhet të jetë gjithmonë: vetëm kur dikush na lë, kur nuk është më në mesin tonë, kur të vdes, kur largohet prej nesh, vetëm atëherë zakonisht ndjejmë sa i dashur dhe i mirë ishte, sa e çmueshme ishte afërsia dhe prania e tij?

A thua kjo gjë na ndodh edhe me ty?

Ti thua: “Është më mirë për ju që të shkoj…!”

Ti thua: “Edhe pak e më nuk do të më shihni…!”

A thua se vetëm pas shkuarjes sate bëhemi të vetëdijshëm se kë e kishim këtu pranë nesh dhe në mesin tonë?

A thua se vetëm atëherë fillojmë të të vlerësojmë dhe të të nderojmë?

Por ti the gjithashtu: Unë jam me ju të gjitha ditët deri në përfundimin e botës!”

Prandaj, o Jezus,  ti nuk shkon. Në mënyrë të dukshme nuk të shohim, por i padukshëm je gjithmonë me ne. Para syve të apostujve ngjitësh në qiell dhe reja të mbështjell, por ata vazhdojnë të të mbartin në zemrat e veta dhe ndjejnë se ti përgjithmonë ke mbet me ta.

Jo, ti nuk duhet të shkosh që ne ta zbulojmë se ti je. Rri më ne gjithmonë dhe në vazhdimësi, më fuqishëm dhe më thellë se kurrë më parë.

Dëshiron thjeshtë të jesh i pranishëm në mënyrë të padukshme prandaj për sytë e trupit u bërë i padukshëm.

Dëshiron që në secilin çast të jesh këtu, afër nesh edhe pse duart tona të kufizuara nuk mund të të prekin për një kohë.

Dëshiron të jesh pranë secilit, që zemra jonë egoiste të të mos zotërojë vetëm për vete.

Ti, o Jezus, vërtetë je këtu, i gjallë dhe i pranishëm!

Besoj, o Jezus, se kjo është porosia e ngjitjes sate në qiell, e shkuarjes sate tek Ati.

E di, kjo është e pakuptueshme për ne. Por ti the se do na dhurosh Shpirtin e të vërtetës që ai të na mësoj gjithçka. Faleminderit.

 

 


Current track

Title

Artist